Në Gjermani, UEFA ka nisur një betejë ligjore kundër një picerie në Gießen, qytet në Hessen. Lajmi është i pazakontë, arsyeja e mosmarrëveshjes edhe më e habitshme.
Restoranti në fjalë, në fakt ofron ndër specialitetet e tij edhe picën “Champignons League”, por në Nyon nuk e kanë marrë mirë, pasi besojnë se përfaqëson një shkelje të rregullave të licencimit.
Marka “Champions League” është e regjistruar dhe padyshim që pjata në fjalë, me lojë fjalësh, e kujton fuqishëm. Pronarët, të cilëve iu kërkua të tërhiqnin picën nga menyja, e morën mirë “kërkesën”.
Ata e shpërndanë letrën e dërguar nga UEFA në rrjetet sociale, e bënë këtë gjithë publicitet me shpresën për të mos vuajtur pasojat. Në një postim në faqen e tyre në Instagram, pronarët e “Pizza Wolke” i janë përgjigjur letrës së UEFA-s me mesazhin e mëposhtëm:
"Pizza Wolke kundër UEFA€… Rroftë LIGA e picës CHAMPI(G)NONS! Ndihemi të nderuar! Një reklamë nga UEFA? Seriozisht? Kjo letër shërben thjesht për të na treguar se jemi padyshim në rrugën e duhur.
Pica jonë dhe ne kemi nisur një rrugë, nuk do të ndalemi derisa të jemi në çdo stomak dhe të piqemi në çdo furrë në një moment! Një njeri! Një picë! Le të shohim se sa larg do të shkojë UEFA. BLINI PICEN MË TË SHIJSHME NË BOTË me kërpudha, të gjithë!"