Grupi parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje, I cili udhëhiqet nga Mimoza Kusari –Lila, ka propozuar që konsumatorëve që shpenzojnë deri në 800 kilovat orë energji elektrike most ú shtrenjtohet rryma.
Këto konsumatorë, të cilët, sipas Kusari-Lilës, përbëjnë 63% të konsumatorëve të amvisërisë të futen në bllokun e parë tarifor, raporton Front Online.
Në bllokun e dytë tarifor të futen konsumatorët që shpenzojnë 800-1400 kilovat të energjisë elektrike në muaj, të cilëve, sipas VV-së, duhet t’u shtrenjtohet rryma, mirëpo nuk ka treguar se për çfarë shtrenjtimi bëhet fjalë.
Ndërsa në bllokun e tretë tarifor të futen konsumatorët që shpenzojn ë mbi 1400 kilovat në muaj. Edhe për këta konsumatorë VV-ja propozon shtrenjtim të energjisë, mirëpo pa precizuar se për çfarë shtrenjtimi bëhet fjalë. /Front Online/