8/8/2026 6:02:44 PM

Nga dhimbjet te gjakderdhja, 5 shenjat e endometriozës që asnjë femër nuk duhet ti neglizhojë

Duhet të lexoni

Shumica e femrave përjetojnë në raste shumë të rralla dhimbje të tmerrshme gjatë ciklit menstrual apo kur kryejnë marrëdhënie seksuale. Por, për 10% të grave në moshën riprodhuese, këto simptoma mund të sinjalizojnë diçka më serioze: endometriozën.

Endometrioza është një gjendje ku indet endometriale që rrethojnë mitrën, migrojnë jashtë mitrës dhe ngjiten në pjesë të tjera të trupit afër saj, si tubat falopianë, fshikëzën e urinës ose zorrët. Çdo muaj gjatë ciklit menstrual ato inflamohen dhe enjten.

“Endometrioza është një zonë lufte”, thotë Tamer Seckin, themelues dhe drejtor mjekësor i Fondacionit Amerikan të Endometriozës. “Nëse nuk trajtohet, mbetet si plagë që nuk shërohet asnjëherë gjatë viteve riprodhuese të gruas”. Problemi është se, mjekët shpesh e ngatërrojnë endometriozën me gjendje të tjera që mund të shkaktojnë dhimbje në pjesën e legenit, si sindroma e zorrës së irrituar, sëmundja inflamatore pelvike apo edhe sindroma premenstruale. Ja cilat janë:

1.Perioda të dhimbshme: Dhimbjet e tmerrshme gjatë ciklit menstrual që nuk lehtësohen as pasi keni pirë ilaçe janë një nga shenjat dalluese të endometriozës. Dhimbjet në pjesën abdominale mund të fillojnë pak ditë para se të vijë cikli menstrual dhe zgjasin për disa ditë. Dhimbjet mund të jenë aq të tmerrshme sa ju pengojnë gjatë përditshmërisë.

2.Gjakderdhje: Perioda të shumta Me endometriozën, dhimbja pa asnjë shkak nuk është e vetmja gjë që cikli menstrual sjell. Gjakderdhja e shumtë është një tjetër simptomë e zakonshme e endometriozës. Mund t’ju duhet të ndryshoni pecetën çdo 1 ose 2 orë dhe mund të shihni mpiksje të gjakut.

3.Dhimbje gjatë aktit seksual: Në rast se indet endometriale migrojnë jashtë mitrës. Mund të ngjiten në organe të tjera dhe të mbeten aty. Mungesa e fleksibilitetit e bën aktin seksual të dhimbshëm. Gratë që vuajnë nga endometrioza mund të kenë dhimbje edhe gjatë masturbimit.

4.Dhimbje gjatë urinimit dhe jashtëqitjes: Indet endometriale mund të ngjiten në zorrë, duke e bërë të dhimbshme jashtëqitjen apo urinimin. Simptomat mund të variojnë nga një pacient në tjetrin, duke filluar nga kapsllëku, diarreja, dhimbjet e barkut, të vjellat, gjakderdhje nga zorra e trashë etj.

5.Infertilitet: Rreth 30-40% e femrave me endometriozë përjetojnë probleme të fertilitetit. Madje, disa gra nuk e kuptojnë se kanë endometriozë deri në momentin që kërkojnë të trajtohen për të lindur fëmijë.

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate