8/8/2026 1:04:03 PM

Kurti përsërit: Nuk është e mundur të mos kemi as shtrenjtim dhe as shkyçje të rrymës

Duhet të lexoni

Sot në ora 16:00 përfundon afati për të dhënë komente për raportin konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i dërgojë komentet e veta para orës 16:00.

“Besoj që deri në orën 16 do të ketë mjaftueshëm komente të ZRRE në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë krizë kur jo vetëm zgjidhje ideale por as zgjidhje optimale nuk ka. Po e ritheksoj se nuk është e mundur të mos kemi as subvencionim, as as shtrenjtim dhe as shkyçje. Duhet të marrim parasysh sa më shumë faktor dhe bashkërisht të dalim nga kjo  situatë në të cilën nuk jemi me fajin tonë sepse në njërën anë çmimet janë shtrenjtuar në bursën ndërkombëtare energjetike dhe anën tjetër kemi më shumë se dy dekada që kemi pasur zhvatje në KEK dhe mos investim. Andaj, unë e ritheksoj se raporti i ZRRE nuk është mere ose leje , nuk është diçka as finale as fatale por është një raport që pret komentet dhe shpresoj se pas komente do të kemi një vendim meritor.”, tha Kurti .

Megjithëse, ishte paraparë që ky afat të përfundonte të premten, ZRrE kishte vendosur ta shtynte duke marrë parasysh interesimin e palëve të interesit për të ofruar komente.

ZRRE deri më tani ka pranuar komente nga palë të ndryshme të interesit, si: Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO si dhe ka pranuar komente nga konsumatorët e energjisë elektrike, të cilat pritet t’i publikojë ditëve në vijim.

Edhe kryeministri Kurti ka premtuar se Qeveria e Kosovës do të dërgojë komentet e saj, por nuk është bërë e ditur nëse i kanë dërguar apo do t’i dërgojnë gjatë ditës së sotme para përfundimit të afatit.

Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar më herët këtë muaj raportin konsultativ për shtrenjtimin e energjisë elektrike, e cila është kundërshtuar nga partitë opozitare në Kuvend, por jo edhe nga ata tw Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet

Propozimi i ZRRE-së është që çmimi i rrymës të rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh në muaj, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800 kWh ose më shumë, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë prej 75 milionë eurosh.

ZRRE propozon që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, ndërsa ata që shpenzojnë 1000 kwh do të përballen me rritje prej 24.62 euro.

Nëse Qeveria nuk i ndan subvencionet, ZRRE-ja e konsideron të nevojshëm rritjen e çmimit të rrymës edhe për kategoritë tjera. Në këtë rast, ZRRE propozon që tarifat e energjisë elektrike të ndryshohen në mënyrë që për konsumatorët biznesorë të rritet çmimi i rrymës me 9 për qind.

Rritje e çmimit të rrymës me 9 për qind është propozuar edhe për amvisëritë, të cilat konsiderohet se shpenzojnë deri në 600 kWh energji në muaj.

Në këtë rast, gjithashtu propozohet që aplikimi i tarifës prej 0.21 euro/kWh për energjinë e shpenzuar në kohën e tarifës së lartë gjatë ditës dhe 0.09 euro/kWh për energjinë e shpenzuar në tarifën e ulët gjatë natës.

Konsumatori që shpenzon 300 kWh në muaj vlerësohet si konsumator që shpenzon energjinë e nevojshme për të mbuluar nevojat esenciale për një familje katër anëtarësh. Gjatë vitit, 20.5% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj, sipas ZRRE-së. Këta konsumatorë futen në kategorinë A.

Konsumatori që shpenzon 450 kWh në muaj paraqet konsumin mesatar të një konsumatori të amvisërisë gjatë vitit.

Bazuar në të dhënat e KEDS-it, konsumi mesatar (nga viti 2012 – 2020) nga amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh në muaj, është ~ 460 kWh/muaj. Konsumi mesatar më 2021 për amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj energji elektrike është rreth 440 kWh. Gjatë vitit, 44 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj. Këta konsumatorë futen në kategorinë B.

Konsumatori me konsum 600 kWh në muaj paraqet konsumin bazik minimal të një konsumatori me ngrohje elektrike gjatë dimrit, në bazë të analizave gjatë vendosjes së bllokut në tarifat e kaluara, 69 për qind të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, dhe 79 për qind të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë nivel gjatë muajve të verës. Këta konsumatorë futen në kategorinë C.

Konsumatori që shpenzon 800 kWh në muaj paraqet një konsumator me konsum mbi bllokun e propozuar. Këta konsumatorë futen në kategorinë D.

Konsumatori që shpenzon 1000 kWh në muaj paraqet një konsumator me konsum më të lartë të energjisë elektrike. Këta konsumatorë futen në kategorinë E.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate