8/8/2026 6:45:19 AM

Nxënësja denoncon mësuesen: E ofendova se më dhunoi, erdhi te banka më kapi për flokësh

Duhet të lexoni

Një 13-vjeçare ka denoncuar mësuesen pranë Komisariatit të Policisë numër 4 në Tiranë. Vajza, e cila është nxënëse në një shkollë të njohur, u paraqit së bashku me të ëmën dhe kërkoi një agjent për t’u rrëfyer. Së bashku me të, në tavolinë me të miturën me emrin C., u ul edhe një psikologe. Fëmija kujton se dita ishte normale deri në çastin kur pasi mbylli orën e matematikës, po bëhej gati për lëndën e anglishtes.

“Isha në bankë dhe kërkova leje për të shkuar për nevojat e mia personale në banjë, – kujton nxënësja e klasës së shtatë. – Por nuk mund ta thosha me zë të lartë, sepse i dija unë nevojat personale që kisha”. Vajza i thotë policisë se sapo kërkoi leje, mësuesja e anglishtes komentoi: “I dimë ne hallet e kësaj”. “Duke qenë se kisha hall, e ofendova: ‘përse s’më lini të shkoj në tualet, i thashë debile, i di unë hallet e mia’”, ka nxituar vajza të thotë në sy të klasës dhe sipas saj, pikërisht këtu mësuesja i ka kërkuar llogari: “Çfarë the? Me kë e kishe? Thuaje dhe njëherë?”.

Nxënësja i thotë policisë se e mërzitur, ajo ka vijuar ta ofendojë mësuesen që nuk i dha leje. Në këtë pikë, mësuesja e ka kërcënuar dhe bullizuar, sipas saj. “Më urdhëroi të shporresha nga klasa, më tha se do më tërhiqte zvarrë, por unë qëndrova në bankë e ulur dhe duke e parë, i thashë hajde”. Siç kuptohet nga denoncimi i fëmijës, ajo nuk ka lëvizur në asnjë moment dhe këtu ka ndodhur sulmi ndaj saj. Pas bullizimit, fëmija kujton se u sulmua nga mësuesja. “Ajo erdhi tek banka, më kapi për flokësh u përpoq të më tërheqë, kërkoi të dilja jashtë, më shtyu deri tek banka e dytë, duke bërtitur dil jashtë”.

Sipas policisë, pas këtij çasti, ajo është drejtuar për në banesë, ku dhe i ka treguar të ëmës se çfarë i kishte ndodhur në klasë, duke iu qarë asaj se ishte bullizuar dhe madje, se mësuesja kishte vënë dorë ndaj saj.

Policia i tha Gazeta Si, se pas rrëfimit të fëmijës në prani të psikologut dhe të ëmës, thërriti menjëherë mësuesen. Por mësuesja ka folur për karrierën e saj, duke kujtuar se kishte shtatë vite në këtë profesion dhe nuk kishte pasur asnjë konflikt. Dita e mosmarrëveshjes me fëmijën, nisi për shkak të mos vëmendjes së nxënëses.

Ajo nuk ishte e përqendruar, luante në telefon. Në një moment, që të përqendrohej, i mora telefonin nga dora. U bë agresive dhe m’u drejtua” ‘O zyshe, o zyshe’, por s’më tha se kishte ndonjë problem. Doli në klasë dhe më ofendoi para nxënësve: ‘Kjo qenka debile fare’”. Mësohet se, në dëshminë e saj mësuesja insiston që nxënësja kishte varësi nga telefoni dhe shpesh ishte munduar ta fokusonte në mësime.

“Kjo nxënëse nuk më kërkoi për asnjë moment se donte të shkonte në tualet. Aty kanë qenë të pranishëm të gjithë nxënësit e klasës. Në asnjë moment nuk e kam bullizuar dhe as e kam prekur. Është e vërtetë që i kam kërkuar të dilte jashtë derisa të qetësohej dhe këtë çështje e kam sqaruar edhe me nënën e saj”, – deklaron mësuesja. Pasi i ka dëgjuar të dyja palët, policia u ka bërë të qartë se në rast problemesh të tilla, duhet të ndjekin rrugën ligjore, por cila është ajo, asnjë nga palët nuk e di.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate