8/8/2026 4:53:27 AM

Berisha ‘sulmon’ Yuri Kim: Pse nuk thoni asnjë fjalë kundër korrupsionit të qeverisë?

Duhet të lexoni

Ish-kryeministri Sali Berisha në ‘Foltoren’ e Vaut të Dejës ‘sulmoi’ ambasadoren e SHBA, Yuri Kim se përse nuk bën asnjë deklaratë dhe nuk thotë asnjë fjalë kundër qeverisë dhe Edi Ramës teksa Shqipëria po mbushet me drogë dhe shqiptarët po largohen nga vendi.

“Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë dhe nuk e thatë një fjalë kundër qeverisë. Kur drejtësia italiane solli dosjet e trafikantëve ministra i krahasuat këto dosje me dosje të thjeshta. Si ka mundësia që nga Shqipëria ikën investitorë të mëdhenj të huaj dhe nuk thoni një fjalë. Si ka mundësi që ikin qytetarët nga vendi dhe nuk thoni një fjalë kundër Edi Ramës. Si ka mundësi që vazhdoni të reklamoni reformën e dështuar në drejtësi. Si ka mundësi që një njeri që kalon nga afera në aferë. Ne jemi miq të SHBA. Kjo që po bëjmë ne sot është praktikë strikte e amerikanëve. Do bëjmë gjithçka të afrohemi me atë vend.

SHBA na kanë ndihmuar në luftën kundër korrupsionit. Qeverisja e përparme ia doli të dyfishojë rroga dhe pensione duke luftuar korrupsionin. Kjo zonjë nuk thotë një fjalë për korrupsionin e qeverisë, por vetëm për ish-zyrtarë. Shikoni çfarë bëhet me FSHF. Kanë votime ata. Përdoret tritoli, përdoren tatimorët kundër një njeriu që nuk e mundin dot me votë. Ky është standardi. A thuhet një fjalë për blindimin e selisë së PD? A keni dëgjuar një fjalë? Asnjë. Këto janë parime të George Soros. Do të qëndrojmë në të drejtën tonë sepse pamë me sytë tanë si vota e lirë u përzu nga Shqipëria. Natën e 25 prillit zonja uroi kreun e KQZ për zgjedhjet më të këqija në historinë e Shqipërisë.

Do bëjmë çdo gjë për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Beteja është e ashpër por ne do bëjmë çdo gjë për rivendosjen e tij. Sot në disa rrethe po votojnë dhjetëra demokratë që nuk kanë marrë pjesë në referendum. I garantoj se mbetemi të hapur për një PD më të bashkuar dhe më të fuqishme se kurrë. Do mbetemi të vendosur për të mbrojtur interesat e tyre dhe interesin kombëtar”, tha Berisha.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate