Punësimet familjare dhe rehatimi i miqëve po vazhdon edhe nga qeveria Kurti, ani pse këta të fundit u zotuan dhe tërë fushatën premtuan se do ta çkapin shtetin dhe do ta respektojnë meritokracinë, shkruan Gazeta Metro.
Së fundi Metro, me burimet e saja brenda MJP’së mëson në këmbim të votës së Reshitajt për Vjosën Presidente, Skender Reçica pritet të emërohet ambasadoer në Jerusalem ose Ankara, ndërsa një emër tjetër mike e burrit të presidentes Prindonit, Rejhane Vuniqi, do të propozohet ambasadore në Romë.
“Në këmbim të votës së Reshitajt për Vjosën Presidente, Skender Reçica (ish minister i PAN-it) shkon ambasador. Ai pritet me u propozu në Jerusalem ose Ankara. Ndërkaq për shkak të miqësisë së ngushtë me Prindon Sadriun, ish zëvendesministrja e jashtme e PAN-it Rejhane Vuniqi, po insiston që të propozohet ambasadore në Romë”, i ka thënë ky burim Metros.
Kjo nuk është hera e parë që Vetëvendosje,bën emërime politike në institucionet e Kosovës. Veprime të tilla të partisë së Kurtit, së fundmi ishin kritikuar shumë ashpër për faktin se ishte vet Vetëvendosja ajo që kishte ngritur më së shumti zërin për siç e quanin ata “kapjen” e shtetit./gazetametro.net