Neymar duket se do të jetë në dispozicion të PSG për ndeshjen e Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit.
Braziliani nuk është kthyer akoma të punojë me topin gjatë stërvitjeve të personalizuara, por “L’Equipe” ka shkruar se te skuadra franceze ka optimizëm
Vetë sulmuesi ka besim se do të kthehet për ndeshjen e madhe, 15 shkurtin e ardhshëm, kundër “Los Blancos”.
E përditshmja franceze ka shpjeguar se ky ka qenë objektivi dhe gjithçka po shkon mirë, sipas planeve.