Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj e sotme në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.
Një familje që po udhëtonte në një mjet, tip Fuoristradë Mitsubishi, me targa AA 531 CA, ka rrëshqitur duke zbritur drejt Beratit dhe ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.
Si pasojë, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç, ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur dy prindërit e tij,që udhëtonin bashkë me djalin. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve me plagë të shumta në trup.
Burimet policore në vendngjarje bëjnë të ditur se, paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë ngrica në rrugë, që ka sjellë edhe rrëshkitjen e mjetit, që-sipas policisë-ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka mundur sot të kontrollojë rrëshkitjen. Zona në të cilën ka ndodhur aksidenti është një zonë malore dhe e rrethuar me kodra të shumta,ku dielli arrin të depërtojë vetëm pas mesditës.