Beatrix është një nga personazhet më të komentuara të momentit për shkak të dinamikave të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, sidomos për lidhjen e saj me Donald Veshajn.
Pas deklaratave të shumta që shprehnin mbështetjen dhe dashurinë e saj ndaj Donaldit, së fundmi, ajo ka publikuar edhe një ‘story’ në “Instagram” ku tregon eshe më shumë suportin ndan partnerit të saj për ta çuar akoma më shumë afër finales dhe fitores së reality show-t.
Ajo ka postuar një ‘screenshot’ teksa ka dërguar mesazhin “Donald” në numrim zyrtar të “BB VIP”, duke e votuar atë për të preferuarin e publikut, në nominim me Tan Bramën.