8/6/2026 11:38:10 AM

Rusi-Ukrainë, 4 skenarët për fillimin e luftës!

Duhet të lexoni

Ndërkaq, gjeneralët amerikanë, në kontakt të ngushtë me kolegët e tyre në Kiev, po shqyrtojnë skenarë të ndryshëm. E kështu kanë rindërtuar katër planet të konsideruara më të mundshmet. Nga më minimalistët konsiderohet, aneksimi i Donbasit; në rastin më ekstrem konsiderohet sulmi hibrid ndaj Kievit me destabilizimin e qeverisë së Volodymyr Zelenskit.

Nga i dërguari Giuseppe Sarcina

Lloyd Austin, sekretari amerikan i mbrojtjes, deklaroi se “Vladimir Putin nuk ka vendosur ende nëse do të përdorë forcat ushtarake të grumbulluara kundër Ukrainës. Ka ende vend për diplomaci”.

Por kreu i Pentagonit, i cili mbajti një konferencë për shtyp dje, shtoi: “Është e qartë se tani ai është në gjendje ta bëjë këtë, pra të nisë luftën”.

Nga Brukseli, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në ndërlidhje me Këshillin Atlantik në Uashington, paralajmëroi: “Rusët kanë një gamë të gjerë mundësish në dispozicion për të sulmuar Ukrainën”.

Ndërkaq, gjeneralët amerikanë, në kontakt të ngushtë me kolegët e tyre në Kiev, po shqyrtojnë skenarë të ndryshëm. E kështu kanë rindërtuar katër planet të konsideruara më të mundshmet. Nga më minimalistët konsiderohet, aneksimi i Donbasit; në rastin më ekstrem konsiderohet sulmi hibrid ndaj Kievit me destabilizimin e qeverisë së Volodymyr Zelenskit.

1. Skenari më i mundshëm: pushtimi i Donbass

Operacioni i konsideruar me më shumë mundësi është gjithashtu më i thjeshti për Moskën. Ushtarët rusë mund të hyjnë zyrtarisht në Donbass, rajoni i Ukrainës Lindore, të cilin ata e kanë kontrolluar efektivisht që nga viti 2014. Nuk do të kishte asnjë përplasje me linjën e mbrojtjes ukrainase, që ndodhet në perëndim të Donetskut, kryeqyteti rajonal. Formacionet pro-ruse do t’i mirëprisnin tanket me logot e Rusisë si “shpëtimtarë”.

Më 11 maj 2014 pati një referendum farsë për të sanksionuar “pavarësinë” e Donbass nga Ukraina. Tani Kremlini mund të imponojë një tjetër për të ratifikuar aneksimin e tij në Federatën Ruse.

Natyrisht, perëndimorët nuk do ta njihnin rezultatin e konsultimit, siç ndodhi në mars 2014 për Krimenë.

Ushtria ukrainase nuk do të kishte forcë të shkonte dhe të rimarrë Donbasin. Amerikanët dhe evropianët mund të jenë të ndarë në masën e sanksioneve kundër Rusisë.

2. Varianti më i tmerrshëm: ofensiva hibride ndaj Kievit

Skenari më i frikshëm është sulmi në Kiev. Sipas vlerësimeve të Pentagonit, forcat ruse të grumbulluara në pjesën veriore të kufirit, e që mund të kalojnë nga Bjellorusia nuk mjaftojnë për të pushtuar kryeqytetin ukrainas. Por Putini mund të urdhërojë një ofensivë hibride. Do të fillonte një sekuencë vdekjeprurëse bastisjesh telematike, me synim nxjerrjen jashtë përdorimit të rrjetit të ngrohjes shtëpiake dhe telekomunikacionit. Në atë moment kryeqyteti do të binte në kaos. Pro-rusët, të cilët tashmë janë në punë, do të dilnin hapur, duke manovruar në Parlament për të rrëzuar qeverinë e Volodymyr Zelensky duke bërë thirrje për “paqe” me Moskën. Po të mos mjaftonte kjo, duke filluar nga fundi i shkurtit, rusët mund të kalonin, duke synuar qytetet Sumy ose Kharkiv (në verilindje të vendit) dhe duke kërcënuar një avancim drejt Kievit.

Në këtë rast, reagimi perëndimor do të ishte shumë i ashpër.

3. Skenari më agresiv: kontrolli i detit Azov

Hipoteza e Donbass ka edhe një variant më agresiv. Rusët nuk do të kënaqeshin me aneksimin, por do të zbatonin një plan të konceptuar në vitin 2014 dhe më pas të braktisur. Kjo do të thotë: zgjerimi i ofensivës drejt jugut, duke pushtuar qytetin port të Mariupolit (477,000 banorë) dhe duke arritur në Krime. Në atë moment Moska do të kishte kontroll të plotë të Detit Azov dhe do t’i privonte Ukrainës një dalje të rëndësishme tregtare, edhe pse jo aq jetike sa ajo në Detin e Zi. Në të njëjtën kohë, Kremlini do të zgjidhte problemet e furnizimit të Krimesë, e lidhur deri tani me atdheun e ri vetëm nga një urë rrugore dhe hekurudhore.

Bashkimi Europian, u kufizua vetëm me një protestë verbale në 2018 dhe 2019, kur lidhjet u bënë funksionale. Në nivelin ushtarak, kjo manovër është një operacion brenda mundësive të ushtrisë ruse, pasi tani është vendosur në terren. Ukrainasit do të rrethoheshin nga armiqtë që vinin nga veriu (Donbass) dhe nga jugu (Krimea).

4. Varianti më i kushtueshëm; objektivi i Odesës.

Ofensiva ruse mund të nisë edhe nga Deti i Zi. Moska mund ta llogarisë nisjen e saj në bazën ushtarake detare të Sevastopolit, në Krime. Mund të imagjinohet në këtë rast një bllokadë e vërtetë e trafikut, si dhe veprime të rënda shqetësuese në rrugët që të çojnë në Odesa; Qyteti i mrekullueshëm ukrainas (990,000 banorë, i konsideruar historikisht si “nëna e kombit rus”).

Odesa është gjithashtu një qendër themelore për ekonominë e vendit. Në portin e tij kalon rreth 50% e import-eksportit të vendit. Prej këtu nisen anijet e mallrave me grurë, qymyr dhe metale. Këtu mbërrijnë nevojat elementare. Qarkullimi është ulur 10 herë që nga viti 2014, kur rusët pushtuan Krimenë dhe Donbasin.

Që atëherë Odesa ka jetuar në një gjendje të pasigurt alarmi. Presioni nga flota ruse mund të çojë në kolapsin e saj.

Nuk është rastësi që NATO po zhvendos njësitë e luftës në Detin e Zi. Nuk përjashtohen bastisjet e shpejta tokësore, largimi nga Krimea, si dhe sulmet kibernetike. Përgatiti në shqip: Pamfleti


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate