Nuk tërhiqen banorët e ‘5Majit’. Ata kanë dalë sërish në protestë pasditen e sotme për shtëpitë që u janë prishur për shkak të projektit të rindërtimit.
Mësohet se në këtë protestë atyre u janë bashkuar edhe banorët e ‘Unazës së Madhe’, të cilëve iu prishën banesat rreth 3 vite më parë për shkak të projektit të Unazës së Madhe.
Për disa minuta ata bllokuan ish-sheshin Shqiponja, duke shkaktuar trafik dhe kaos.
Është dashur ndërhyrja e policisë që rruga të hapet.