8/5/2026 2:00:28 PM

Haki Abazi i lidhë protestat në Kosovë me plane ruse

Duhet të lexoni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë një reagim lidhur me protestat në Kosovë kundër shtrejtimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Metro.


Abazi ka thënë se trazirat në vend sot i duan vetëm ata që duan ta përmbysin vullnetin demokratik.

 

Kujtojmë se në Kosovë janë duke u zhvilluar disa protesta kundër shtrejtimit të ndjeshëm të energjisë elektrike.

Tutje, Abazi ka thënë se madje edhe konflikti në Ukrainë është i lidhur me luftën energjetike në tregje globale.

Postimi i plotë:

Energjia-Rusia- Protesta

Në muajin qershor të vitit të kaluar Rusia filloi të zvoglëoj sasinë e gazit që furnizon Evropën. Ky veprim në mënyrë të dukshme, ashtu siç kishte llogaritur Putin, ndikoi në destabilizimin e tregut energjetik dhe ngritje rapide të çmimeve dhe natyrisht rritje të revoltës qytetare meqë rritja e çmimit të gasit në mënyrë zingjirore shkakton rritje të çmimit të produkteve dhe shërbimeve.

D.M.TH qëllimi Rus vazhdon të jetë që nëse nuk mundet të arrijë qëllimet me ndërhyrje në sistemin zgjedhor dhe formave konvencionale të përcaktojë fituesin në zgjedhje, atëherë e bënë duke destabilizuar shtetet politikisht nëpërmjet rritjes së çmimit të energjisë.

Gjithashtu është e e qartë që tendenca për të kontrolluar zhvillimet globale dhe arkitekturën e re energjetike në botë mund të bëhet edhe shkaktari i luftës së tretë botërore. Përplasja në Ukrainë është betejë e energjisë që përcakton rrjedhat e tregut dhe interesave sidomos në tregjet “emerging markets”.

Protesta është e drejtë demokratike qytetare, por të kuptuarit e rrënjës së problemit për të cilin protestohet poashtu është e drejtë qytetare, që duhet të na udhëheqë në rrugën e kohezionit dhe veprimeve që janë të mençura dhe të duhura. Më së paku na duhet të biejmë në “kurthat” që janë ndërtuar për qëllime të palëve që synim e kanë destabilizimin e Evropës dhe botës demokratike.

Kjo gjë duhet shikuar edhe nga prizmi i njerëzve që u konsideruan si shpërndarës të propagandës Ruse në trojet shqiptare. Sot, trazirat ju duhen atyre që dështuan ta ndajnë Kosovën dhe që tentuan ta përmbysin vullnetin demokratik të qytetarëve.

Energjia jonë e përbashkët njerëzore duhet orientuar drejt arritjes së zgjidhjeve adekuate, të qëndrueshme, të gjelbëra dhe brenda kornizave të Bashkimit Evropian.

Energjia elektrike dhe energjetika si sektor është domen i interesit nacional dhe asesi instrument politik për vota e aq më pak duhe të jetë karrem për destabilizim.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate