8/4/2026 9:11:13 AM

Një bllok tjetër i KEK-ut nxirret jashtë operimit, shkurtohet kapaciteti i prodhimit të rrymës

Duhet të lexoni

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se nga sot deri më 27 shkurt njësia A3 e Termocentralit Kosova A do të jetë jashtë operimit shkaku i servisimit të tij të rregullt. Këtë e konfirmoi  zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli i cili tha se me kapacitetet e tanishme do të prodhohen afër 750 megavat orë. Kjo i bie që Kosova sërish do të importojë më shumë energji elektrike.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se nga sonte në ora 24:00 dt. 28.01.2022 njësia A-3 e TC Kosova A do të nxjerret nga operimi dhe sipas planit pritet të ri-kthehet në operim me dt.27.02.2022 ora 24:00”, ka thënë ai.

Bucolli tha se KEK tani operon me njësitë tjera me kapacitet afër 750 MW/h rrymë.

“Konform bilancit energjetike të aprovuar, KEK do të vazhdojë të operojë me dy njësi të TC-Kosova B (B-1 dhe B2) dhe dy njësi të TC- Kosova A (A-4 dhe A-5) me një kapacitet prej afër 750 MW/h energji elektrike. Po ashtu sipas rregullave të operimit kompania përgjegjëse për furnizimin e konsumatorëve universal si dhe të gjitha palët e interesit janë njoftuar me kohë”, ka thënë zëdhënësi i KEK-ut.

Afërsisht një muaj ka qenë jashtë operimit njësia B2 e TC Kosova B shkaku i prishjes së turbinës. Kjo njësi u kthye në funksion më 23 janar i cili prodhon 245 megavatë orë. Për ta rregulluar prishjen që zgjati gati një muaj KEK kishte kontraktuar edhe një ekspert gjerman nga kompania që bën prodhimin e turbinës.

Për rikthimin në funksion të njësisë B2 kishte njoftuar edhe vet kryeministri Kurti duke thënë se me futjen në prodhim të kësaj njësie, për çdo orë Kosova paguan rreth 50 mijë euro import më pak apo rreth 1,2 milion euro në ditë.

Në anën tjetër Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritje të çmimeve të energjisë propozim ky që sot do të kundërshtohet edhe me protesta nga ora 14:00 në Prishtinë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate