8/4/2026 5:46:15 AM

Opozita e interesuar ta rrëzojë Qeverinë, AAK: S’i kemi numrat

Duhet të lexoni

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një intervistë ka thënë se Qeveria e Kosovës është e paaftë për ta udhëhequr vendin, sepse nuk ka program dhe ide konkrete.


Madje, Zemaj tha se nëse nuk ka eliminim të këtyre defekteve, atëherë pse duhet të qëndrojë një Qeveri e dobët në pushtet.

“Ajo çka është evidente një qeveri e paaftë që është treguar për ta udhëhequr vendin. Nuk ka program, nuk ka ide. Gjithçka është populiste ashtu siç ka ardhur në pushtet. Janë çështje të cilat mund të diskutohen, por nëse nuk ka rikthim të një vëmendje ose nuk ka eliminim të këtyre defekteve qeverisje atëherë pse duhet të qëndrojë një Qeveri e dobët edhe e cila e rëndon jetën e qytetarëve tanë”, tha Zemaj për Ekonomia Online.

Megjithatë, sa i përket planit për shëndetësi, ai shtoi se LDK-ja është e gatshme të ndihmojë me ide dhe praktika të mira.

“Ky është qetësimi jonë. Kjo qeveri nuk ka plan, nuk ka ide, nuk ka vullnet dhe mbi të gjitha është shumë teknike në kuptimin e pandemisë. Kjo është tmerruese që një ministri e shëndetësisë përkundër të gjitha vendeve nuk kanë plan dhe nuk kanë ide se si të ecet tutje. Do të duhet t’iu ndihmojmë t’iu japim ide dhe praktika të mira”.

“Kjo është treguesi i qartë qoftë i ministrit i cili e udhëheqë një dikastere që nuk ka plan dhe nuk ide se si menaxhohet pandemia në shtetin e vet. Kapacitete teknike ka sepse këto janë ndërtuar gjatë vitit 2020. Ndërsa të gjitha këto janë realizuar. Tash kërkohet vetëm menaxhim që nuk po e shohim. Nuk ki medikamente elementare në QKMF”.

Ndërsa, deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj i pyetur rreth zgjedhjeve të parakohshme ka thënë se opozita nuk mund ta rrëzojë pozitën për shkak të numrave.

Doktori Dreshaj shtoi se për planin konkret për menaxhimin e pandemisë duhet të përgjigjet Ministria e Shëndetësisë, raporton EO.

“Këtë pyetje duhet t’ia bëni kryeministrit për shkak se opozita nuk mund të rrëzojë pozitën. Pra pozita i ka numrat. Nëse pozita është e interesuar të shkojë në zgjedhje do të kemi zgjedhje”.

“Në tri valët e kaluara të cilat kanë qenë në Kosovë ne i kemi menaxhuar dhe i kemi kaluar me këtë numër të shtretërve të cilët i kemi. Ajo çka ka ndërruar në raport me valët e mëhershme të pandemisë është se situata e furnizimit me oksigjen është më e mirë sesa që ka qenë më herët”, tha Dreshaj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate