"Nuk mund të ndaloja së qari". Në dokumentarin e tij, Neymar tregoi se si e përjetoi humbjen 7-1 të Brazilit ndaj Gjermanisë në "Maracana", në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2014. Në atë kohë sulmuesi ishte ende duke luajtur te Barcelona.
Pas një sezoni në nivelet më të larta me fanellën blaugrana, ai nuk mundi të luante ndeshjen në fjalë për shkak të një dëmtimi të shkaktuar nga ish-lojtari i Napolit, Zuniga.
Në lidhje me atë përplasje, e cila i shkaktoi thyerjen e një vertebre, braziliani nuk e fshehu frikën që ndjeu: “E mora topin dhe ndjeva një ngërç në këmbë. Nuk mund të kthehesha pas. Fillova të qaja.
Doktori erdhi të më vizitojë dhe më tha: Kam dy lajme për ty. Një të mirë dhe një të keq. Lajmi i keq është se tani je jashtë Kupës së Botës. Lajmi i mirë është se nuk je goditur dy centimetra më larg, ndryshe nuk do të ecje më kurrë. Ishte lëndimi im i parë serioz dhe mendova: A do të jem sërish ai që isha?”
Ditë më vonë, Neymar e përjetoi gjysmëfinalen e Botërorit 2014 kundër Gjermanisë si spektator. "Nuk ishte vetëm futboll, por më shumë. Shqetësimi në atë kohë ishte se vëllai im kishte dhimbje, ishte i sëmurë. Ne nuk e dinim se çfarë do të ndodhte", – shpjegoi Dani Alves, ish-bashkëlojtari i Neymar te Barcelona, PSG dhe kombëtare.
Për Neymar, kujtimi i asaj ndeshjeje është një dhimbje: "Nuk është e vërtetë. Oh, Zoti im, çfarë po ndodh? – pyeta veten. – Do të jetë një makth. Kur përfundoi ndeshja, nuk mund të ndaloja duke qarë".