8/3/2026 1:16:25 AM

Follow 5 vjeçari u gjet i vdekur në banesë, policia arreston gjyshen e tij. Fqinjët: Edhe ne i kemi lënë vajzën të kujdesej

Duhet të lexoni

Elena Anghel, 49, u arrestua nga Policia pasi pesëvjeçari David-Mario Lazar, nipi i saj, u gjet i vdekur në banesë në Britaninë e Madhe, pasi ishte qëlluar me thikë.

Ajo u shoqërua fillimisht me dyshimin për vrasjen e nipit pesëvjeçar, ndërsa policia sot konfirmoi se ajo ishte arrestuar. Familja e Marios tashmë ka mbetur e tronditur pas tragjedisë, duke bërë sot homazhe për “djalin më të lumtur”.

I mituri u gjet me një plagë vdekjeprurëse me thikë në shtëpinë e tij , ku supozohej që për të të kujdesej Anghel.

Gjyshja shpesh kujdesej për djalin ndërsa prindërit e tij punonin, thanë miqtë e familjes, shkruan noa.al.

Një shok i afërt i familjes konfirmoi për Sun Online: “Gjyshja ishte ajo që u arrestua, nëna ishte në punë kur ndodhi dhe burri i saj gjithashtu. Ajo ishte personi i fundit që e pa djalin. Askush nuk mund ta kuptojë se si ajo kishte një thikë në dorë, ne nuk e dimë pse".

"Kur e takova, ajo ishte gjithmonë në rregull. Ajo kurrë nuk kishte asnjë shenjë të një sëmundjeje mendore."

Anghel njihej si një person i qetë nga fqinjët e familjes.

Një mik tregoi për tronditjen e tij nga ajo që ndodhi dhe tha: "Unë e njoh Elenën për shumë vite. E kam lënë vajzën time të qëndrojë me të kur unë dhe gruaja ime kemi dalë. Ajo është një person shumë i mirë”.

Prindërit zemërthyer të Marios, Cristina dhe Dorinel sot kanë bërë homazhe për djalin e tyre të vogël.

Autopsia pas vdekjes konfirmoi se Mario i vogël vdiq nga plagët me thikë.

Prindërit e tij të shkatërruar thanë në një deklaratë: “Djali ynë, ai ishte fëmija më i bukur në botë. Ai ishte një djalë shumë i lumtur. Ai ishte gjithmonë i buzëqeshur që nga mëngjesi deri kur flinte. Ai kishte kaq shumë energji. Ai i pëlqente të kërcente dhe të këndonte. Ai është e gjithë zemra jonë, e gjithë dashuria jonë dhe është gjithçka për ne të dy."/noa.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate