Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen nr. 5 në Korçë.
Si pasojë e flakëve humb jetën një person.
Burime për Noa.al bëjnë me dije se personi që ka ndërruar jetë është shtetasi Edmond Ramollari 67 vjeç.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve.
Paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes.