8/2/2026 12:56:33 PM

Një ‘maniak’ si Ronaldo; zbulohet përplasja e tij e pabesueshme me Transfermarkt

Duhet të lexoni

Faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve në merkato “Transfermarkt” është një nga më të konsultuarat në internet. Kjo lidhet me detyrat e menaxherëve, trajnerëve, gazetarëve që kanë të bëjnë me nënshkrimet apo vlerën e futbollistëve.

Po kështu, ajo ngërthen edhe inatin e disa protagonistëve të futbollit vetëm për faj të vlerësimeve të tyre në treg. Një nga rastet më famëkeqe, i bërë publik nga vetë faqja në fjalë, ishte bllokimi i llogarisë së saj në Instagram nga Cristiano Ronaldo.

Pasi përpiloi një top-formacion me lojtarët me vlerën më të lartë të tregut, të përfaqësuar nga menaxheri i njohur Jorge Mendes, llogaria e vetë “Transfermarkt” shkroi një mesazh të dytë duke thënë: "Ne nuk mund ta etiketojmë Cristianon, sepse na ka bllokuar pasi ka parë vlerën e tij në treg".

Tani, ata që janë përgjegjës për faqen e internetit flasin për “The Athletic”, duke shpjeguar përplasjen me yllin portugez. "Ne vendosëm një listë në Instagram me 10 lojtarë, të gjithë 33 vjeç e lart, dhe Cristiano ishte në vendin e parë. Megjithatë, ai tha se duhet të vlejë shumë më tepër.

Së pari u dërgoi një mesazh kolegëve tanë në rrjetet sociale, – thotë Christian Swartz, i cili vazhdon: – Ata iu përgjigjën, i shpjeguan pse e kishte atë vlerë dhe i thanë: Nga njerëzit e të njëjtës grupmoshë, ti je më shumë i vlerësuari, numri një.

Përgjigja nuk do ta kënaqte Cristiano, sepse reagoi me disa fytyra (emoji) pastaj “block”. Sipas Swartz “kishte një diferencë prej 30 apo 50 milionë euro mes tij dhe të radhës në listë, por Ronaldo na dërgoi disa fytyra të buzëqeshura dhe bllokoi”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate