Elmi Reçica nga radhët e PDK’së, përmes profilit në Facebook ka kritkuar Qeverinë e Kosovës për masat e fundit të marr si të papranueshme raporton Metropol Magazine.
Tutje shpreh keqardhjen e tij për rritjen enorme të numrit të të infektuarve dhe numrin sado të vogël të vdekjeve që kanë ndodhë si pasojë e infektimit me Covid-19.
Kjo situatë alarmante është si pasojë e keq menaxhimit të kësaj Qeverie e cila herë merr vendime ekstreme për lirim të masave e herë vendime po aq ekstreme për shtrëngim të tyre.
POSTIMI I PLOTË:
Shpreh keqardhjen time për rritjen enorme të numrit të të infektuarve dhe numrin sado të vogël të vdekjeve që kanë ndodhë si pasojë e infektimit me Covid-19.
Kjo situatë alarmante është si pasojë e keq menaxhimit të kësaj Qeverie e cila herë merr vendime ekstreme për lirim të masave e herë vendime po aq ekstreme për shtrëngim të tyre.
Prandaj, janë të papranueshme masat e fundit të vendosura nga Qeveria për kushtëzimin e hyrjes në Kosovë të mërgimtarëve tanë, por edhe qytetarëve të Shqipërisë, Luginës së Preshevës e atyre të Maqedonisë së Veriut, me dëshminë për vaksinim me tri doza apo me dy doza dhe testin PCR negativ për Covid- 19. Ky është diskriminim, kufizim dhe kushtëzim i padrejtë që i bëhet atyre.
Njëkohësisht, këto masa përveç që shprehin jo kompetencën e kësaj qeverie në ballafaqimin me pandeminë, në të njëjtën kohë nuk janë kompatibile me rekomandimet 6 dhe 7 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të shprehura përmes Deklaratës së Komitetit të Emergjencave në lidhje me efikasitetin e ndalimit të udhëtimeve.
Këto rekomandime janë marrë më 19 janar të këtij viti, dy ditë para se të vendosen masat e reja nga Qeveria e Kosovës. OBSH rekomandon heqjen apo lehtësimin e ndalimit të trafikut ndërkombëtar pasi ato vazhdojnë të kontribuojnë në stresin ekonomik dhe social dhe gjithashtu OBSH rekomandon të mos kërkohen prova të vaksinimit kundër Covid- 19 për udhëtimet ndërkombëtare si kusht për këto udhëtime. Prandaj, masat e fundit të vendosura nga Qeveria nuk marrin parasysh rekomandimet e OBSH- së.
Pasojat e këtyre kufizimeve të pamenduara manifestohen ndaj mërgatës sonë. Për këtë shkak gjatë këtij muaji numri i udhëtarëve në aeroportin “Adem jashari” ka rënë në mënyrë drastike dhe atë për 51 % krahasuar me muajin janar të vitit të kaluar. Vetëm nga Bazeli dhe Cyrihu i Zvicrës janë anuluar mbi 50% e fluturimeve të planifikuara dhe udhëtimet janë reduktuar dukshëm edhe nga Shtutgarti dhe Dyselldorfi i Gjermanisë, katër destinacione këto që dallohen për më së shumti udhëtarë për në Kosovë dhe anasjelltas.
I bëj thirrje Qeverisë që sa më parë të rishikoj këto masa dhe të heqë këto kufizime të cilat përveç që janë të pamenduara dhe diskriminuese, njëkohësisht manifestojnë brutalitet shtetëror kundrejt mërgatës sonë gjithandej botës.
Qeveria në vend se të kujdeset për të lehtësuar ardhjen e tyre në Kosovë, sa herë duan dhe kanë nevojë ata, është kujdesur për të vendosur këso kufizimesh të cilat në fakt ia pamundësojnë mërgatës sonë ardhjen në Kosovë.
Natyrisht se këto kufizime kanë ndikuar edhe në reduktimin e qarkullimit ekonomik dhe si të tilla duhet të hiqen sa më parë.
METROPOL MAGAZINE