Ata janë prezantuar si blerës, por befas kanë nxjerrë sprajin dhe ia kanë hedhur në sy pronarit të argjendarisë. Por nuk ka funksionuar.
Pronari është përleshur me çiftin. Madje ka rezistuar deri në mbërritjen e policisë e cila ka vënë në pranga autorët.
Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Dollari” në Shkodër.
Në vendin e ngjarjes shkoi më pas edhe grupi hetimor i cili ka kryer veprimet proceduriale.