8/1/2026 2:13:54 PM

Berisha rikthehet në Kuvend pas 4 muajsh: Erdha vetëm për popullin!

Duhet të lexoni

Pas një mungese gati 4 mujore Sali Berisha është rikthyer në Kuvend. Ai tha se po rikthehet vetëm për respekt të popullit dhe takimet me foltoren kanë qenë për të parlamenti i vërtetë.

“Isha në bisedë më mbarë demokratët ndaj kam munguar, në një farë mënyrë ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit, tani rikthehem ne respekt të popullit se ata nuk e meritojnë as 4 minuta , për ata që janë brenda them”, tha Berisha.

Ai u shpreh se ka gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit: “Kam gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet e 6 marsit dhe shoh optimizëm dhe besim të madh në fitore”.

Berisha bëri një reagim të gjatë edhe për protestën e banorëve të 5 majit të cilët erdhën sot në dyert e parlamentit pasi iu prishën shtëpitë disa ditë më parë. Sipas Berishës, aty do të ndërtohen kulla në të cilat është dhe ortak Lulzim Basha.

Berisha: Pavarësisht se kanë vite në shtëpitë e tyre u prishën banesat në kundërshtim më çdo normë e ligj, u prishën banesat nga qeveritarët të cilët dëshmojnë se hajnitë e tyre i kanë zhveshur nga çdo normë njerëzore. Unë personalisht mbështes zhvillimin e qytetit, projektet që e bëjnë më të jetueshëm por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij, nëse ti vendos për shkak të planeve të prishësh shtëpitë ka një detyrim moral, duhet të ulesh me ta e tua shpjegosh dhe do dëgjosh kushtet që kanë. Përveç kësaj gjithçka që veprohet, veprohet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese, deri në 2014 ligji thoshte legalizm pastaj urbanizim. Por kjo nuk ndodh sepse jo kohezioni social , jo humanizmi , por urrejtja ndaj atyre që i ke vjedh dhe mbi të kë ndërtuar lumturinë , karakteristikë e pushtetit kleptokratik. Pra kjo është e paligjshme, një qëndrim mizor ndaj njerëzve siç i keni parë.Bëhet dhe më tragjike kur në sheshet e atyre shtëpive ortakë janë dhe përfaqësuesit e Lul Bravës.
Ky shtet nuk nuk njeh parim e ligj, ata të cilët u shembën shtëpitë për kulla 30 katëshe, aty kreu i meduzës ka parashikuar kulla 30 katëshe packa se plani është për kulla 7 katëshe. Ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen më këta qytetarë, se po mbrojnë një të drejtë te tyre . Lul Brava në një kat të pashembullt në historinë politike hodhi gaz e helme ndaj njerëzve që tre muaj më parë e kishin votuar, ndaj dhe ky revolucion është i pandalshëm.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate