7/31/2026 5:24:04 PM

Nga derbi në derbi, Shkëmbi: Dua kualifikimin ndaj Partizanit që në ndeshjen e parë

Duhet të lexoni

Nga Tirana te Partizani, nga derbi në derbi. Kjo është trajektorja brenda pak ditësh e bluve kryeqytetas. Dy ndeshje për të kapur gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Megjithatë, Bledi Shkëmbi kërkon nga Dinamo e tij që të bëjë një hap të rëndësishëm kualifikimi qysh nesër, në çerekfinalen e parë ndaj “demave të kuq”.

Ky është derbi i radhës i kryeqytetit, që ngërthen interesin e plotë të tifozërive përkatëse, por jo vetëm. Trajneri i “nëndetëses” doli në konferencë për shtyp dhe bëri këtë prognozë të përballjes me Partizanin:

“Kjo është ndeshja e tretë që do të luajmë brenda një jave. Fizikisht e di shumë mirë që nuk do të jemi në 100%, jemi të detyruar që të bëjmë më mirë dhe po mundohemi të rikuperojmë lojtarët. Kupa është e rëndësishme. Edhe kampionatin, edhe Kupën duhet t’i shohim me të njëjtin objektiv, për të shkuar sa më lart dhe fituar.

Në Kupë do të na bënte mirë kualifikimi. Për të shkuar në Europë, fitimi i këtij kompeticioni është rruga më e thjeshtë dhe e shkurtër. Partizani është një kundërshtar shumë i fortë. Nuk mund të thuash për asnjë kundërshtar se do të jetë i thjeshtë apo anasjelltas, por Partizani meriton respekt dhe vlerësim për atë që ka bërë e po bën. Jemi në të njëjtën situatë me Partizanin, duam të kualifikohemi njësoj si ata.

Kjo arrihet duke dhënë maksimumin në ndeshje, duke bërë mirë, duke mos gabuar dhe shfrytëzuar rastet që të shfaqen. Unë jam i bindur se do të bëjmë një performancë të mirë nesër. Do ta kërkojmë kualifikimin që në ndeshjen e parë, do të luajmë për ta fituar ndeshjen me mundësitë që kemi. Janë dy ndeshje që duhen menaxhuar shumë mirë.

Pretendimet për gjykimin ndaj Tiranës? Është hera e parë në karrierën time që shkoj tek arbitrat për të folur, ishte një faull që unë e pashë, sepse ndodhi 2 metra larg meje. Isha i bindur për faullin, kjo ishte arsyeja që shkova tek arbitri.

Kryesori më tha se VAR-i e vendosi në atë mënyrë. Më vjen keq, sepse arbitri gaboi gjatë lojës dhe mund ta kuptojmë, por të gabojnë arbitrat e VAR-it, që janë ulur dhe e shohin një moment me qetësi, që mund të rikthehet disa here, kjo nuk ka shpjegim. Unë e kam thënë që nuk dua të justifikoj as veten dhe as skuadrën.

Në fund ishte një ndeshje që e humbën për shkak të VAR-it. Nuk jam paragjykues nga natyra, por ndeshjen ndaj Tiranës e humbëm prej atyre të VAR-it. Nuk mendoj se do të ndodhë diçka e tillë edhe ndaj Partizanit. Objektivi ynë është që të jemi në lartësinë e duhur dhe të kualifikohemi”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate