7/31/2026 3:11:02 PM

“KEDS/KESCO nuk rrisin çmime e as nuk ndryshojnë tarifa”

Duhet të lexoni

KEDS dhe KESCO përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur që nuk rrisin çmime dhe as nuk janë përgjegjës për strukturën tarifore.

Sipas tyre, kjo strukturë ndërtohet pas aplikimit për Të Hyrat Maksimale të Lejuara (MAR).

“Në aplikimin tarifor, të gjitha Palët e Interesit, duke na përfshirë edhe neve, kemi të drejtë të dërgojmë propozime tona. Por, është ZRRE ajo që merr vendimet. Deri tash, 95 për qind e propozimeve tona nuk janë marrë parasysh. Pra, heqja e bllok tarifës në vitin 2017 ishte dhe mbetet përgjegjësi ekskluzive e ZRRE-së. Ne nuk jemi politikbërës, por jemi vetëm kompani operative”, thuhet në një njoftim për media.

“Asnjë shtet nuk kemi parë që e ka drejtuar gishtin nga kompania distributive për krizën. Kompania distributive shpërndanë energjinë elektrike që e ka në dispozicion. Nëse ka prodhim të mjaftueshëm dhe nëse kostoja e importit mbulohet, sistemi nuk afektohet. Në Kosovë ndodhi e kundërta: Kostoja e importit nuk u mbulua për muaj të tërë, ndërsa kur energjia elektrike nevojitej më së shumti, u reduktua ndjeshëm prodhimi vendor. As çmimet e importit as prodhimi vendor nuk janë në dorën tonë”.

Sipas KEDS, kur kostot nuk mbulohen, vjen deri te krisja e hallkave të zinxhirit elektroenergjetik.

“Borxhi i akumuluar ndaj KOSTT dhe KEK ka ardhur pikërisht nga mosmbulimi i kostove të importit për një kohë të gjatë. Nëse ky borxh do t’u paguhej kompanive, kufizimet e energjisë elektrike do të fillonin qysh nga muaji shtator”.

“Ne kemi përdorur të gjitha mjetet dhe kemi paralajmëruar qysh në gusht që çmimet e importit po rriteshin ndjeshëm dhe duhej vepruar. Askush nuk ndërmori asgjë. Kishim aplikuar edhe për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor në mënyrë që të mos afektohej sistemi dhe konsumatorët të vazhdonin të merrnin shërbimet adekuate, por sërish nuk u ndërmor asgjë. ZRRE e arsyetoi këtë duke thënë: Çmimet e energjisë elektrike në berza janë spekulative dhe do të bien!”.

Tutje në njoftim thuhet se “Në praktikë ndodhi e kundërta, ato u rritën tutje. Ne vazhduam ta bartim barrën deri sa na u shterën të gjitha resurset financiare dhe mundësitë. Sikur politikbërësit të vepronin në kohë dhe të merrnin parasysh kërkesat dhe paralajmërimet tona, ne nuk do të vinim në këtë situatë. Ajo do të përballohej shumë më leht”.

KEDS thotë se kanë bërë në vazhdimësi aq sa kanë pasur në dorë.

“Fitimet dhe humbjet e KEDS/KESCO janë të rregulluara dhe nëse tejkalohet, atëherë kthehet vitin tjetër në sistem me 8 për qind kamatë. Pra, gjithçka është formulë matematikore!  Ndryshe, të dy kompanitë e kanë përmbyllur vitin e fundit me humbje”.

“Ndërkohë, krejt çka është fituar deri tash, ka shkuar për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Kemi investuar për tetë vjet të operimeve tona rreth 190 milionë euro në rrjetin elektrik të vendit, që e gjetëm në gjendje të rëndë. Ai tashmë është përmirësuar ndjeshëm. Si rezultat i operimeve dhe investimeve efiçiente ka shumë vjet që çmimet e energjisë elektrike nuk kanë ndryshuar. Të njëjtën kohë, pronarët kanë dhënë nga xhepat e tyre deri tash mbi 60 milionë euro për humbjet jopërformuese”.

Në fund të njoftimit thuhet se “Në këto rrethana, KEDS/KESCO kërkojnë nga të gjitha palët politikbërëse që të bëjnë më të mirën e mundshme për funksionimin e sistemit, pasi nga vendimet dhe politikat adekuate, përfiton direkt konsumatori kosovar. Në rrethana krize, kur secili e kryen punën me përkushtim dhe përgjegjësi, atëherë ajo përballohet shumë më lehtë”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate