7/30/2026 12:18:43 AM

Dështon të miratohet rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës, votuan veç 30 deputetë

Duhet të lexoni

Ka dështuar të miratohet në Kuvendin e Kosovës rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, njoftoi se në votim morën pjesë vetëm 30 deputetë, që nuk mjaftojnë për të marrë vendim. Në votim nuk morën pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

“Vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim, kështu që nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje”, tha Bogujevci.

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mosvotimin e rezolutës nga deputetët e LVV-së e konsideroi si koordinim të tyrin me kryeministrin Albin Kurti dhe Zyrën e Rregullatorit për Energji, që e ka propozuar shtrenjtimin e rrymës.“Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të vazhdojmë më tutje të qëndrojmë në seancë sepse nuk ka çështje më të rëndësishme për qytearët në këto momente sesa hudhja poshtë e këtyre bllok-tarifave”, tha ai.

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se Qeveria dhe deputetët e pozitës janë pro shtrenjtimit të rrymës.

“Grupi i mazhorancës me mosvotimin tregoi se është pro shtrenjtimit”, tha ai.

Ndërkaq kryesuesja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kuvendi s’mund të ndërhyjë në një institucion të pavarur.

“Kuvendi nuk mund të miratojë diçka që ndërhyn drejtpërdrejt në një institucion të pavarur”, tha ajo.

“Nëse duan të gjejnë zgjidhje, le të ofrojnë alternativa”, u shpreh Kusari-Lila.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate