7/27/2026 8:36:40 AM

Tragjedi, nëna hidhet në ujin e akullt për festë, rryma e tërheq në sy të fëmijëve

Duhet të lexoni

Ende nuk është gjetur trupi i nënës 40-vjeçare, e cila u tërhoq nga rryma, pasi u hodh në ujin e liqenit nëpërmjet një vrime që ishte hapur në sipërfaqen e akullt , për festën e Epifanisë, ose ndryshe “Ujit të Bekuar”, më 6 janar.

Grupet e shpëtimit nuk kanë arritur të gjejnë gruan, ndërsa kërkimet raportohet se vazhdojnë me dronë nënujorë për të gjetur trupin e saj.

Anna Uskova, 40 vjeç, po festonte ditën e “Ujit të Bekuar” një festë ortodokse, në të cilën besimtarët hidhen në ujë për të përkujtuar pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan. Njerëzit besojnë se uji i bekuar i ritualit ka veti të veçanta shëruese.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lum të ngrirë në afërsi të Shen Petersburg, në Rusi.

Pamjet e publikuara në mediet ruse tregojnë avokaten duke qëndruar në akull me rroba banje të zeza, e cila  përpara se të zhytet në vrimën e hapur në liqenin akullt bën kryqin.

Të pranishëm gjatë momentit tragjik ishin bashkëshorti dhe 2 fëmijët e 40-vjeçares.

Por pasi  hidhet në ujin e acartë ajo nuk  duket më, për pasojë i shoqi 50 vjeç  hidhet në ujë për të gjetur bashkëshorten, por më se e kot, ajo ishte zhdukur.

Ai nuk e gjeti kurrë.

Kur Anna bëri zhytjen e saj fatkeqe një vrimë ishte prerë në akull, por ndryshe nga raste të tjera të ngjashme, vrima nuk kishte masa të tjera sigurie pranë për pasojë gruaja ra thellë në ujë para se të merrej tragjikisht nga rryma.

VIDEO KËTU


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate