7/26/2026 3:39:39 PM

18 parti të vogla shqiptare rrezikojnë të shpallen “non grata” në SHBA, nëse bashkohen me Sali Berishën në zgjedhje

Duhet të lexoni

I mbetur pa përfaqësim politik, Sali Berisha po vërdalliset të “peshkojë” ndonjë  që mjafton të ketë vulë e logo, për të futur lëvizjen “Foltore” në zgjedhjet e pjesëshme lokale kundër PD-së, si hakmarrje ndaj Lulzim Bashës e karshillëk ndaj SHBA; por siç duket përballë mesazheve të Ambasadores Yuri Kim, nuk t’i ofrojë aleancë as miku i tij Fatmir Mediu me Partinë Republikane, për shkak se ai është përballë drejtësisë për Gërdecin e Shkëlzenit.

Përballë faktit që KQZ, nuk mund ta regjistrojë grupin “Foltore” si PD në zgjedhjet e 6 marsit, pasi nuk është njohur me vendim gjykate, kryetari i kësaj levizjeje Sali Berisha po “lëviz gurët”, për  të marrë pjesë me kandidatët e tij në 6 bashki.

Por të arritur këtë synim, në këtë moment krize për të, personit “non grata” i duhet një parti me vulë dhe vetëm me kryetar, sa për efekt pjesëmarrje në zgjedhje brenda logos së saj.

Sepse pjesëmarrja në votimet e 6 bashkive Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje, Vorë e Rrogozhinë, është kreditim moral për Sali Berishën, prandaj u është qepur partive të vogla pa dallim ngjyrash, që ta pranojnë si palë koalicioni publik qoftë dhe formal.

Këtë e kanë deklaruar në media përfaqësues të “Foltores”, të cilët pranojnë, se përballë faktit që nuk kanë mandat e vulë ligjore si PD zyrtare, po negociojnë për të paraqitur kandidatë me logo të partive të tjera.

Përveç Ilir Metës së LSI-së me të cilin është “mish e thua”, kreu i “Foltore”-s Sali Berisha, ka kontaktuar me kryetarët e 18 partive të vogla, konkretisht të Partisë Republikane, Frymës së Re Demokrate, Partisë Agrare, Partisë Çame, Partisë Demokristiane, Bindja Demokratike, Partisë Konservatore, Partisë për të Drejtat e Njeriut, Partisë Ora e Shqipërisë, “Omonia”, “Mega”etj.

Të gjithëve, personi “non grata” u ka kërkuar të pranojnë nën siglën e partive të tyre, 2-3 kandidatë të “Foltores” për kryetar të bashkive në votimet e 6 marsit, ose të krijojnë koalicion me kandidatë të përbashkët, si front kundër kandidatëve të PS e PD.

Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, asnjë nga kryetarët e 18 partive të vogla, nuk e ka pranuar akoma bashkëpunimin dhe bashkimin në aleancë me Sali Berishën; jo se kanë fuqi të dalin e fitojnë vetëm në zgjedhje, por sepse nga bashkimi me “Foltore”-n humbasin dhe atë pak emër që kanë.

Psh, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule, Sali Shehu, Kujtim Gjuzi etj., kanë deklaruar se janë në një front kundër regjimit të PS e Edi Ramës, por nuk janë deklaruar kundër PD e Lulzim Bashës dhe as për bashkëpunim me “Foltore”-n e Sali Berishës.

Është e kuptueshme, që Sali Berisha i do partitë e vogla si dekor publik, tani kur i është hequr dhe fuqia mbi PD-në, mirëpo kryetarët e tyre i kanë kuptuar mesazhet e SHBA, se ata që mbështesin apo bëhen palë me Berishën, konsiderohen kundërshtarë të politikës amerikane.

Siç duket, përballë mesazheve të DASH e Ambasadores Yuri Kim, Sali Berishën nuk ta pranojë në aleancë as miku i tij Fatmir Mediu me Partinë Republikane, për shkak se dhe ky është përballë drejtësisë për Gërdecin e Shkëlzenit e Mihal Delijorgjit.

Prandaj, afati deri më 31 janar për regjistrimin e partive në KQZ dhe mos pranimi “Foltore”-s nga partitë e vogla, ka alarmuar e ka futur në panik të madh Sali Berishën, sepse qëndrimi jashtë zgjedhjeve të 6 marsit është faliment i plotë politik për të.

Por personi “non grata”, vazhdon vërdalliset me premtime e financime, për të “peshkuar” ndonjë parti të vogël me vulë e logo ligjore, për të përfshirë lëvizjen “Foltore” në zgjedhjet e 6 marsit kundër PD-së, si hakmarrje ndaj Lulzim Bashës e si karshillëk ndaj SHBA./Pamfleti

METROPOL MAGAZINE


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate