2/6/2026 1:41:05 AM

Dy qeveritë prezantojnë projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Duhet të lexoni

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Liburn Aliu, ka thënë sot se nënshkrimi i memorandumit për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, është e një rëndësie të madhe, shkruan Gazeta Express.

Ai në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë me atë të Kosovës, që po mbahet në Elbasan, tha se kjo linjë do të bëjë lidhjen ekonomike në mes të dy vendeve.

“Memorandumin që do të nënshkruajmë sot e që ka të bëj me ndërtimin e linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Prishtinën. Përpos që kjo linjë hekurudhore do të plotësojë një ëndërr në kuptimin historik të shqiptarëve, kjo do të bëjë një punë të rëndësishme drejt bashkimit ekonomik të dy vendeve dhe zhvillimit ekonomik të dy vendeve, për shkak se ndërlidh portin e Durrësit, që synon të zhvillohet në një port të transportit të mallrave, me Prishtinën e përmes kësaj linje ky port do të ketë komunikimin e drejtpërdrejtë me korridorin dhjetë përmes linjave që lidhin Prishtinën me Nishin, pastaj Sofjen e Stambollin tutje drejt Azi dhe në veri përmes Leshakut me Beogradin e Sofjen më tej”, ka thënë ai.

Ndërkaq homologia e tij, Mirlinda Ballaku tha se vendet synojnë që përmes hekurudhave të lidhen me korridore në Ballkan por edhe në Evropë.

“Duke qenë se të dyja Qeveritë janë angazhuar konkretisht dhe financiarisht me buxhetin e tyre të vitit 2022 për të alokuar fonde për sa i përket studimit të fizibilitetit për ngritjen në të ardhëm të hekurudhës nga Durrësi në Prishtinë. Ne synojmë sot që të bëhemi pjesë e korridoreve brenda Ballkanit dhe me Evropian dhe padyshim që hekurudhat janë mënyra e transportit më efiçente dhe më miqësore ndaj ambientit”, ka thënë Ballaku. /Express/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate