320 kg marijuanë janë kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar.
Lënda narkotike ishte fshehur në një autoambulancë dhe u kam pasi ajo u ndalua në Igumenicë. Brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 13 çanta me 129 pako që përmbanin 320 kg marijuanë. Policia helene ka arrestuar shoferin e autoambulancës, një shtetas grek, të cilit i janë gjetur nga kontrolli personal një sasi e vogël kokaine, 900 euro dhe 3 celularë.