Pep Guardiola para ndeshjes me Manchester Cityn ka treguar se, Thomas Tuchle ëshë trajneri nga i cili mëson gjëra.
Guardiola u shfaq para mediave për herë të parë që kur u kontraktua me COVID-19 para fitores së tyre në FA Cup ndaj Sëindon Toën.
Gurdiola e ka vlerësuar atë si shumë kreativ.
“Ai është shumë kreativ”, tha Guardiola për shtypin. “Një nga menaxherët e paktë nga të cilët mësoj vazhdimisht për t’u zhvilluar si një menaxher më i mirë.
Guardiola dha edhe një shpejgim më të detajuar për atë se përse mëson shumë gjëra nga ky trajner.
“[Ai është] i shkëlqyer në të gjitha departamentet. Më pëlqeu që kur ishte në Mainz. Më pëlqen të shikoj skuadrat e tij dhe mënyrën se si luan dhe qasjen. Ai e bën futbollin botëror më të mirë. Kur gjen një menaxher që dëshiron të jetë gjithmonë pozitiv në mënyrën se si luan, është mirë”, u shpreh ai.