7/28/2025 10:44:02 PM

“Ma nxirr pak atë listën e të punësuarve”/ Zbulohen bisedat, ja plani për vjedhjen e listave të pagave

Duhet të lexoni

Më 21 Dhjetor 2021, nisi të përhapej me shpejtësi përmes aplikacionit ËhatsApp një dokument Exel me emrin “Rrogat Janar 2021”.

Me një klikim aty shfaqen të dhëna personale për 637138 qytetarë shqiptarë që nga numri personal, vendi i punës apo paga. Dy ditë më vonë, pasoi publikimi i një materiali të ngjashëm. Bëhej fjalë për pagat e muajit Prill 2021.

Të dhënat i përkisnin 694473 qytetarëve. Dokumenti kishte një faqe të dytë ku renditeshin numrat e telefonit të 910061 qytetarëve. Së fundi, me të njëjtën skemë u shpërnda një dokument i 3-të exel ku gjendeshin të dhënat për veturat dhe targat e 591965 qytetarëve.

“Nëse do të dalin të dhëna të tjera të karakterit privat, sensitive, mendoj që jemi përballë sigurisë kombëtare” u shpreh Fabian Zhilla, ekspert i sigurisë kombëtare

“Arsyeja pse po dalin pak nga pak është për të ndërgjegjësuar, apo për të njoftuar nejrëzit që ka patur ndërhyrje në të dhënat e tyre personale dhe bëhet zhurma e madhe mediatike, por shumë nga shqiptarët nuk e kuptojnë dëmin e madh thjesht merren me viralitete e lajmeve” u shpreh Gent Progni, ekspert IT

Më datë 7 Janar, kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj doli në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ku zbardhi skemën dhe personin burim nga janë vjedhur të dhënat e shqiptarëve. Shtetasja Eni Qirjako, e cila është specialiste IT pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është personi që ka gjeneruar të dhënat e pagave nga sistemi. Nga kqyrja e e-mailit të punës së Qirjakos, prokurorët kanë zbuluar se ajo ia ka dërguar të dhënat kolegut Andi Agaraj, edhe ai ekspert IT.

Nga zbardhja e tabulateve telefonike që Top Story i zotëron të plota, shfaqen mesazhet e përsëritura të Andi Agarajt, i cili i kërkon koleges Qirjako listën e pagave. Për herë të parë, një mesazh i tillë është regjistruar në 24 Shkurt të vitit 2021.

“Ma nxirr pak atë listën e të punësuarve”

Bën përshtypje fakti se në 16 Prill 2021 ai i shkruan Qirjakos që nuk ka më akses në portal dhe 3 ditë më vonë, pra në 19 Prill I përsërit kërkesën për listën e punonjësve.
“Kam një reset E-Albania. Nuk kam më akses në portal. Kur të kesh kohë më nxirr pak atë listën”

Agaraj i shkruan sërish koleges në datat 1 Shtator, 14 SHtator dhe 22 Tetor 2021 për listen e pagave. Siç duket në mesazh, në datë 22 Dhjetor në orën 15:43 Qirjako i dërgon kolegut Agaraj listën e pagave të muajit Janar.

Më pas, ky shtetas i ka ruajtur materialet në komjuterin e tij, i ka kopjuar në CD dhe ia ka dorëzuar më pas shtetasve Klodian Sota dhe Endri Ikonomi dorazi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate