Është duke vazhduar gjykimi në Hagës ndaj Nasim Haradinajt, ndërsa ky i fundit nuk ka hezituar që të thotë se në luftë ka vrarë ushtarë të Milloshevicit sa ka mundur, dhe se do donte edhe më shumë të vriste, përcjellë Gazeta Metro.
Haradinaj para Prokurorit të Gjykatës Speciale ka thënë se në Koshare ka vrarë ushtarë të MIlloshevicit, por që sipas tij nuk ka mundur aq sa ka dashur.
“Në Koshare ushtaret s’kam mujt me vra sa kom dashtë, as ata s’kanë mujt me më vra, lufta është luftë. E di që kom gjujtë dhe kom vra ushtar të uniformuar, bile s’kam mujt me vra sa kam dashtë, s’ka të bëj kjo me civil.” ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka thënë se ka vra edhe oficer, siç ka kuptuar nga armiku. Ndërsa ka shtuar se nga Suedia nuk është kthyer për të dhënë lule, por për të dhanë jetën.
“Kam vra ushtar, bile edhe oficer, s’jam kthy nga Suedia me dhënë lule, jam kthye me e dhanë jetën. Jam plagosë nga ata, por në vendin tim me kanë sulmu dhe i kam sulmu, nuk jam shku në Serbi, por në vendin tim me uniformë kam qenë.”/gazetametro.net