Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave ka zënë faqet e mediave më të mëdha ndërkombëtare.
Një reagim për këtë vendim e ka bërë edhe Graham Cluley, një ekspert i sigurisë kibernetike.
Ai ka thënë se me një vendim të tillë, Kosova i është bashkuar Kinës, Algjerisë, Bangladeshit e shumë vendeve të tjera që kanë ndaluar procesin e emëruar si “mining”.
“Kosova i bashkohet Kinës, Algjerisë, Bangladeshit, Egjiptit, Irakut, Marokut, Katarit, Tunizisë, etj duke ndaluar prodhimin e kriptovalutave”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu ka ironizuar duke thënë se sa kohë do të duhet që këto shtete të ndalojnë edhe antiviruset “Norton 360” dhe “Avira”.
“Sa gjatë do të shkojë deri kur këto vende të ndalojnë gjithashtu edhe Norton 360 dhe Avira”, ka përfunduar Cluley.
Kosovo joins China, Algeria, Bangladesh, Egypt, Iraq, Morocco, Qatar, Tunisia, etc in cracking down on cryptomining.
— Graham Cluley (@gcluley) January 12, 2022
How long until Norton 360 and Avira get banned from those countries too? ;-)https://t.co/9ru1kvU4CV