Statistikat
Ëmbëlsirat, sallami, miqësia me Barellën, familja dhe pastaj klasi në fushë. Ka shumë, me të vërtetë shumë, në botën e Marcelo Brozovic, 29 vjeç në pak ditë, lider i Interit me të cilin do të lidhet deri në vitin 2026. Te Interi që në vitin 2014 luajti 268 ndeshje duke realizuar 26 gola.
Milano
Pas 7 vitesh Brozovic është tani një milanez i adoptuar. Ai jeton në një apartament nën çati me një pishinë me pamje nga San Siro. Në Milano ai pret shpesh të afërmit, veçanërisht babain e tij që është edhe agjent i tij, dhe sërish në Milano, një vit më parë, në zonën e Piazzale Cantore, i hoqën lejen e drejtimit sepse kaloi në të kuqe dhe më pas doli pozitiv në testin e alkoolit.
Familja
Gruaja e tij Silvija, një kroate si ai, është shumë e rezervuar dhe është e martuar me futbollistin që nga viti 2016. Familja ka edhe fëmijë, Aurora dhe Rafael, katër e dy vjeç. Lindja e vajzës së tij e ka ndryshuar thellë Brozoviçin: “Më pas ndodh që të bëhesh babai i vajzës më të bukur në botë, Aurora, dhe befas ndryshon. Me të ndihem i lirë dhe bëj atë që nuk kam bërë kurrë në jetën time”, tha ai.
Jo dietë
Me ardhjen e Antonio Contes dy vite më parë, Brozovic ndryshoi pak zakonet e të ngrënit, pasioni i tij për ëmbëlsirat dhe sallamin është i pamohueshëm. Ai është personi përgjegjës, me Barellën, i ëmbëlsirave të skuadrës kur mund të “gabojë” dhe nuk shqetësohet kur ndjen se ka nevojë për to. Lovren, mbrojtësi kroat i Zenit tha: “Para finales së Kupës së Botës ai hëngri dy kilogramë sallam, dy briosh dhe pinte shumë coca-cola. Pastaj vrapoi 15 kilometra pa asnjë problem. Nuk e di si ha kaq shumë. Nëse do të haja si ai, do të më duheshin katër ditë që të shërohesha”.
Tatuazhe
Kampionët, zare dhe emoticon dore në mjekër. E pamundur të mos flasim për bombën në qafë, e cila tërhoqi kaq shumë komente mes fansave dhe bashkëlojtarëve. Brozovic jo vetëm që nuk është penduar, por e pretendon edhe si simbol në Instagram.
Shokët
Brozovic është shumë i afërt me Nicolo Barella-n, aq sa mjafton të hapë rrjetet e tij sociale për të lexuar vazhdimisht: “Bare ku je”. Në Kroaci, nga ana tjetër, ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Modricin, të cilin do ta kishte dashur në Milano. Kroati nuk e ka arritur asnjëherë, por Brozo është “ngushëlluar” me Barellën i pandarë, shoqërues në mesfushë dhe batutat e panumërta.
Moda
Brozovic ka themeluar gjithashtu linjën e tij të modës, e lidhur me markën e tij tregtare “EpicBrozo”. Linja u lansua në qershor, tani për tani përfshin vetëm bluza për meshkuj dhe femra, por synimi është zgjerimi i saj. Përktheu nga La Gazzeta dello Sport. G.D /albeu.com/