Mbrëmja e së martë ka qenë e mbushur me emcoione të forta në Big Brother VIP.
Aktorja Arjola Demiri ka bërë një rrëfim emocional mbi jetën e saj dhe vështirësitë që ka kaluar.
Ndër të tjerash, aktorja tropojanë tregoi se kishte kaluar nëpër një depresion të rëndë, që kur martesa e saj shkoi poshtë me tradhtinë bashkëshortore që kishte kryer ish-burri i saj.
Demiri tha se e vetme me tre fëmijët ia kishte mësyrë Suedisë, me 18 orë rrugë e vetme, me shpresën për t’iu siguruar një të ardhme më të mirë.
Por as në shtetin nordik Arjolës nuk i kishte ecur mirë dhe kështu ajo tregoi se në vitin 2014 u kthye me vetëdëshirë në shtëpinë e saj në Tropojë.
Kur ishte kthyer, aktorja e njohur për rolin e saj si ‘Xhbanja’ e “O Sa Mirë”, zbuloi se depresioni kishte shkuar në atë nivel, sa ajo e kishte menduar edhe vetëvrasjen.