Një fëmijë ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se është dërguar për në spital për shkak të lëndimeve të marrura.
“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë ( nxënës) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, tha ai për Front Online.