2/8/2026 6:12:03 PM

?5 arsye pse të vdekurit shfaqen në ëndrrat tona

Duhet të lexoni

Ndonëse nuk janë më me ne, të dashurit që kanë ndërruar jetë nuk na braktisin kurrë.

 

Shumë njerëz flasin se si i vizitojnë në ëndrra, gjë që mund të jetë shumë realiste dhe e gjallë. Ëndrrat e tilla njihen si – ëndrrat e takimit.

– Babai dhe nëna ime vdiqën më shumë se dhjetë vjet më parë, një vit diferencë. Rreth gjashtë muaj pas çdo vdekjeje, pata të paktën një ëndërr shumë të gjallë me secilin prej tyre, apo edhe me të dyja. Dhe nuk ishte një ëndërr e zakonshme, ndjenja ishte ndryshe – thotë doktor Patrick McNamara.

Ëndrra të tilla shpesh kanë tema të përbashkëta:

– I ndjeri shfaqet ashtu siç është në jetë, por disi është më i ri dhe më i shëndetshëm

– Përcjell një mesazh inkurajimi për atë që e ëndërron si “jam mirë dhe jam ende me ty”.

– Mesazhet e të ndjerit mbërrin më shumë telepatikisht apo mendërisht, sesa të folura me fjalë.

– Ëndrra është më shumë normale dhe realiste sesa e çuditshme, çfarë mund të jenë ëndrrat klasike.

– Ëndrrat janë intensive, sikur i ndjeri të vinte vërtet për vizitë, dhe ai që ëndërron e kujton ëndrrën kur zgjohet

– Pas një ëndrre të tillë, ka një realizim të asaj që është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, ose një periudhë pendimi ose përhapjeje pikëpamjesh shpirtërore.

– Për popujt tradicionalë, të cilët u jepnin peshë të barabartë apo edhe më të madhe ontologjike ëndrrave në krahasim me jetën reale, ëndrrat e takimeve ishin provë plotësisht bindëse se ekziston një botë shpirtërore dhe jetë pas vdekjes – shpjegon McNamara.

Ai shton se edhe në shoqërinë e sotme moderne, ëndrrat e tilla kanë një ndikim të rëndësishëm te të vdekurit. Shumë pranuan se ishin ëndrrat e takimit me të ndjerin që i ndihmuan të kalonin me sukses procesin e zisë dhe të vazhdonin jetën e tyre.

Ka një sërë arsyesh pse i ndjeri shfaqet në ëndrra:

– Ata duan të kërkojnë falje ose të zgjidhin një problem që kanë pasur gjatë jetës së tyre dhe i cili ka mbetur i pazgjidhur.

– Ata ofrojnë udhëzime për ata që kanë mbetur pas, mbrojtjen e tyre ose duan t’i paralajmërojnë për diçka.

– Ata duan të ngushëllojnë ata që vajtojnë për ta dhe t’u thonë se gjithçka është në rregull me ta dhe se tani janë “në anën tjetër”.

– Ata kanë një mesazh për këdo që i ëndërron.

– Ata duan t’u tregojnë të dashurve të tyre se ka jetë pas vdekjes.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate