4/25/2025 7:33:47 PM

Sot e gjithë vëmendja në San Siro, Milan përballet me Interin

Duhet të lexoni

Sot e gjitha vëmendje do të jetë në San Siro aty ku do të luhet derbi i Milanos. Inter kërkon hakmarrjen për dy ndeshjet e humbura këtë sezon përballë Milanit. Diferencat mes dy ekipeve janë të mëdha megjithatë kur bëhet fjalë për derbin spektakli dhe emocionet janë të garantuara. Lajmi i mirë për zikaltërit është rikthimi i Acerbit dhe Calhanoglu që duken se e kanë lënë pas krahëve dëmtimin por dihet nëse do ta nisin takimin që nga minuta e parë.

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës, trajneri Inzaghi tregoi gjendjen e skuadrës ndërsa theksoi se një derbi vetëm fitohet:

“Të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson një derbi, do të jetë një ndeshje e luftuar. E dimë vlerën e Milanit, këtë vit dy derbet e para shkuan keq. I pari në kampionat e merituam humbjen, në të dytin në Superkupën e Italisë duhej t'i kishim menaxhuar më mirë episodet. Goli i parë i tyre i parë erdhi pas një faulli ndaj Asllanit. Duhet të jemi më të mirë në momentet vendimtare të ndeshjes që mund të kthehen kundër. Duhet të jemi agresiv dhe ta kërkojmë fitoren”.

Nga ana tjetër, për trajnerin Serxho Conceico, ky do të jetë derbi i dytë si trajner i Milanit. Pas suksesit në finale e Superkupës, portugezi tani kërkon 3pikë në kampionat përballe rivalëve të përjetshëm

"Në këto ndeshje nuk ka asnjë favorit. Këto ndeshje marrin jetë kur gjyqtari i bie bilbilit. Shumë lëvizje janë bërë nga merkato e dimrit dhe nëse nuk do të kishte qenë ajo, do të ishte më mirë. Ne duhet të përqendrohemi në atë që mund të bëjmë. I dimë kundërshtarit dhe pikat e tij të forta, të cilat janë të shumta, por edhe dobësitë e tij. Puna kryesore është sigurisht gjithmonë tek ne, të japim gjithçka për ta merituar fitoren".

Aktualisht Milan renditet në vendin e 7 ne 34 pikë, 16 pikë më pak se Interi i vendit të dytë. Derbi Milan-Inter do të luhet sot duke nisur prej orës 18:00.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

“Eksperimentoni”- Zbuloni zakonet kryesore të grave për të pasur gjithmonë epsh të lartë gjatë s*ksit

Ashtu si ushtrimet fizike na ndihmojnë të qëndrojmë në formë ose meditimi ndihmon në mbajtjen e shëndetit ton& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate