9/10/2025 7:34:27 AM

Shefja e Misionit të BE-së: 18 vëzhguesë erdhën, do të jemi në kontakt me zyrtarët përgjegjës për zgjedhjet

Duhet të lexoni

Tetëmbëdhjetë vëzhguesë nga tetëmbdhjetë shtete të ndryshme të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), janë nisur nga Prishtina për në tërë Kosovën për të monitoruar fushatën dhe procesin zgjedhor.

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, Nathalie Loiseau, tha se gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve, do të jenë afër 100 vëzhguesë ndërkombëtarë.

“Sot është dita e vendosjes së vëzhguesve afatgjatë, 18 prej tyre sapo u nisën nga Prishtina, dhe do të shpërndahen në mbarë Kosovën për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe fushatën, për të qenë në kontakt, me zyrtarët përgjegjës për zgjedhjet, me përfaqësuesit e partive politike, me organizatat e shoqërisë civile, dhe me mediat. Pra, ata janë veshët tanë, sytë tanë dhe goja jonë në terren, dhe ju mund t’i kontaktoni ata. Ndërsa unë do të kthehem në fillim të shkurtit së bashku me vëzhguesit afatshkurtër. Të gjithë së bashku do të jemi pak më shumë se 100 vëzhgues për këto zgjedhje”, tha ajo.

Ajo dje në një konferencë për media sot tha se parimi themelor i Misionit për Vëzhgimin e zgjedhjeve janë paanshmëria dhe profesionalizmi.

Sipas saj, vëzhguesit afatgjatë janë të pavarur dhe të paanshëm.

Përveç kësaj, shefja e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian theksoi se pak para datës së zgjedhjeve, misioni do të përforcohet edhe me 36 vëzhgues afatshkurtër.

Kjo është hera e shtatë që BE është duke vëzhguar zgjedhjet në Kosovë. Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve nga BE dy ditë pas zgjedhjeve do të mbajë edhe një konferencë për media, ku do të ndahet deklarata preliminare e misionit.

Ndërsa pas dy muajsh do të publikohet raporti gjithëpërfshirës./KP


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate