9/10/2025 2:07:21 AM

Arrestimi i djalit të Samir Manes, zbardhet raporti i policisë: Refuzoi të kryente testin e alkoolit, pretendoi se ishte alergjik

Duhet të lexoni

5 ditë pas arrestimit dhe lirimit të Martin Manes, djalit të biznesmenit Samir Mane, Versus zbardh për herë të parë raportin që Policia e Shtetit dërgoi në Prokurori për këtë rast.

Në këtë referim sqarohet se Martin Mane, më 12 janar, ora 04:13 e mëngjesit ka përplasur dy motora përballë Parlamentit. Me të përplasur motorat, ai është larguar dhe 15 minuta më vonë, Policia Rrugore e ka gjetur te “Luigj Gurakuqi”. Efektivët i kanë kërkuar kryerjen e testit të alkoolit, por ai nuk ka pranuar.

Martin Mane ka pretenduar se vuan nga alergjia. Më pas ai është shoqëruar në Polici ku sërish është ftuar të kryejë testin e alkoolit dhe nuk ka pranuar që ta kryejë. Në këtë moment, sipas Prokurorisë Policia Gjyqësore e ka bërë marrjen e kampionëve të gjakut, pa pëlqimin e tij. Kjo ka bërë që Prokuroria ta cilësojë arrestimin e tij si të jashtëligjshëm dhe ta lirojë.

Ditën e ngjarjes Policia e Shtetit sqaroi se Martin Mane rezultoi i dehur dhe ky rezultat ka dalë nga kampionet e analizave të gjakut. Mënyra sesi këto kampione u morën duket se është edhe shkaku i zanafillës së presioneve që dyshohet se kanë qenë arsyeja pse polici që trajtoi rastin e tij, Azbi Spahiu u vetëhodh nga kati i 11-të i një pallati në kryeqytet.

REFERIMI I NGJARJES NË PROKURORI:

Në referimin e policisë thuhet se, më datë 12.01.2025, në orën 04.13′, salla operative ka njoftuar se përballë Parlamentit një automjet…, ka përplasur 2 motomjete me targa.. të parkuar dhe është larguar në drejtim të 9-katsheve. Shërbimi i policisë rrugore ka shkuar përballë Parlamentit ku ka konstatuar 2 motomjete të parkuar dhe të dëmtuar. Në orën 04.35′ shërbimet e policisë kanë konstatuar tek kryqëzimi Luigj Gurakuqi automjetin auto veturë me targa AB….të drejtuar nga shtetasi M.M dhe kanë konstatuar se automjeti kishte dëmtim të lehtë. Drejtuesit i automjetit është ftuar të bëjë testin e alkoolit, por ka pretenduar se vuan nga alergjia. Me pas është shoqëruar në polici dhe është ftuar përsëri të bëjë testin e alkoolit por përsëri ka pretenduar se vuan nga alergjia. Gjithashtu nuk ka pranuar ti merret kampion gjaku me pretendimin e vuajtjes së tij nga alergjia.

Më pas policia gjyqësore, pa respektuar procedurën e parashikuar nga neni 201/a pika “5” të Kodit të Procedurës Penale, (procedura e marrjes së kampionëve të gjakut pa pëlqimin e personit) më datë 12.01.2025, ora 09.25’ ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M, si i dyshuar për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal. Gjithashtu ndaj shtetasit M.M, ka marrë dhe masë administrative sipas kërkesave të parashikuara nga neni 127/3/1, 184/2/c/6/10 dhe 187/1/6/8 të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.

Më datë 13.01.2025 është depozituar referimi nga policia dhe nga kjo prokurori është regjistruar procedimi penal nr. 167 datë 13.01.2025 për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit M.M.

Ndërkohë duke qenë se shtetasi M.M ishte arrestuar për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal, është vlerësuar se nuk janë respektuar kriteret për arrestimin në flagrancë të parashikuar nga neni 251 të K. Pr. Penale dhe për këtë shkak është urdhëruar lirimi i shtetasit M.M dhe vazhdimi i hetimeve ndaj tij, në gjendje të lirë./VERSUS


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate