9/12/2025 12:18:11 AM

U plagos gjatë sulmeve izraelite në Bejrut/ Futbollistja libaneze del nga koma pas 2 muajsh

Duhet të lexoni

Lajm i mirë për futbollisten libaneze, Celine Haidar, e cila pas një periudhe prej dy muajsh u zgjua nga koma.

“Mjekët nxorën nga koma futbollisten libanez, pas dy muajsh shtrimi në një spital të Bejrutit”, shkruajnë mediat e huaja.

Futbollistja 19-vjeçare u plagos rëndë më 16 nëntor të vitit të kaluar, kur u godit në kokë nga copa guri, pas një bombardimi nga forcat izraelite në zonën Chiyah, në periferinë jugore të Bejrutit.

Siç raporton gazeta libaneze në gjuhën franceze “L’Orient-Le Jour”, futbollistja u zgjua nga koma të hënën më 6 janar. Mjekët thonë se ka shpresë që gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet.

Lojtarja e re, e cila luan si mesfushorë në Akademinë e Futbollit të Bejrutit dhe vitin e kaluar fitoi kampionatin libanez me ekipin e saj, ishte shumë pranë vdekjes, por siç pohoi nëna e saj, Sanaa Sahroura në gazetën libaneze: “Ajo luftoi sepse ajo e do jetën. Sapo u zgjua nga koma, na shikoi dhe i thamë: Mbylli sytë nëse na dëgjon. Dhe kur ajo e bëri ne nuk mund ta besonim, e puthëm në të gjithë trupin. Është një gëzim i papërshkrueshëm për ne”.

Për momentin, Haidar është ende me oksigjen dhe nuk është në gjendje të flasë. Ajo transferua në Spitalin Ortodoks Saint George në rrethin Akhrafiye në periferinë lindore të Bejrutit dhe pritet t’i nënshtrohet operacioni në kokë, ndërsa po i nënshtrohet fizioterapisë për të rivendosur lëvizjen në krahun e majtë dhe këmbën e majtë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate