9/10/2025 2:05:59 PM

Kaos në Strasburg, dy tramvaje përplasen "kokë më kokë", 20 të plagosur

Duhet të lexoni

Një aksident i rëndë, me dy tramvaje që janë përplasur “kokë më kokë”, ka ndodhur në Strasburg të Francës, duke lënë të plagosur 20 persona.

Prefektura Bas-Rhin ka konfirmuar numrin e të lënduarve në aksidentin e ndodhur pasdite. Dy tramvajet u përplasën në tunelin që të çon në stacionin e qytetit, saktësohet në njoftimin e prefekturës.

Vetë zjarrfikësit e Strasburgut raportuan një "aksident që përfshinte tramvajet në stacionin qendror në Strasburg", përmes një postimi në platformën ‘X’.

Ata gjithashtu bënë thirrje për shmangien e "zonave të Place des Halles, Gare, Bulevardit du Président -Wilson" në mënyrë që të lehtësohej lëvizja e mjeteve të emergjencës në zonë.

Sipas drejtuesve të Compagnie des Transports Strasbourgeois, dy drejtuesit e tramvajit nuk janë lënduar fizikisht, por kanë mbetur shumë të tronditur. Një hetim do të nisë për kryerjen e një analize nga teknikët e CTS që do të çojë në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sakaq, një perimetër i madh sigurie është vendosur përpara stacionit, ku ambulanca të shumta shihen duke transportuar të plagosurit drejt spitaleve të qytetit.

Një video nga një dëshmitar në rrjetet sociale tregon një skenë kaotike me dy tramvaje të dëmtuar rëndë në tunel, në stacion. Një nga tramvajet duket se ka dalë nga shinat për shkak të përplasjes. (A2 Televizion)


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate