9/15/2025 2:19:31 AM

Bashkimi Evropian kërkon funksionalitetin e RTK-së dhe KPM-së para zgjedhjeve

Duhet të lexoni

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë nominimet për Bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur të Medias, për të siguruar funksionalitetin e këtyre dy institucioneve para mbajtjes së zgjedhjeve.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e BE-së, zyra në Prishtinë, Joanna Lachana, e cila ka thënë se BE-ja tashmë i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit dhe liderëve të grupeve parlamentare.

“Konfirmojmë se BE-ja i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit dhe liderëve të grupeve parlamentare, duke kërkuar nga Kuvendi që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vazhduar me nominimet e nevojshme për Bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur për Media. Ky veprim është thelbësor për të siguruar që të dyja këto institucione të mbeten funksionale dhe të kenë një kuorum vendimmarrës gjatë periudhës së zgjedhjeve”, tha Lachana.

Ajo shtoi se RTK është një akter kyç në procesin zgjedhor, duke siguruar mbulim të paanshëm dhe duke mundësuar që të gjitha zërat të dëgjohen, për t’i ndihmuar qytetarët të bëjnë zgjedhje të informuara.

Ajo theksoi gjithashtu se “një ndërprerje e mundshme në vendimmarrjen e KPM-së gjatë zgjedhjeve mund të rrezikonte autoritetin e tij mbikëqyrës dhe mundësinë për të ndërmarrë masa sanksionuese si organ rregullator.”

Bashkimi Evropian apelon për një veprim të shpejtë dhe të koordinuar nga ana e Kuvendit për të siguruar që këto institucione të jenë në gjendje të mbështesin procesin demokratik dhe integritetin e zgjedhjeve.

Kujtojmë se aktualisht në Bordin e RTK-së janë vetëm katër persona, një nënkryetar dhe tre anëtarë, kjo pas dorëheqjes së disa prej anëtareve të këtij bordi dhe kryetarit që ndodhën muaj më parë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate