Dita e djeshme, rezultoi një e martë e zezë për shumë shqiptarë.
46 persona humbën jetën në një aksidentet tragjik ku autobusi në Bullgari u përfshi nga flakët.
Lajm tjetër i keq ishte ndarja nga jeta për shkak të një tumori i artistes Hueda El Sayed.
Një mesazh për këto humbje dha në nisje të emisionit ‘Big Brother VIP’ edhe Arbana.
Ajo gjithashtu njoftoi se njëri nga opinionistët, Arbër Hajdari, “do të mungojë ditën e sotme”.
Kjo pasi kishte humbur gjyshen e tij.
"Të nderuar Miq, me hidhërim të thellë ju njoftoj se sot ndërroi jetë, gjyshja ime Bajame Hajdari.
Varrimi do të bëhet nesër në ora 11:00 (24.11.2021), në varrezat e fshatit Laknas, Tiranë. (Duke u nisur nga funerali Alba tek Selvia).
Falja e xhenazes do të bëhet në Xhaminë e Laknasit menjëherë pas namazit të drekës.
Pritjet e ngushëllimeve do të bëhen tek Funeral Alba tek Selvia.
Nesër nga ora 09:00 deri në 11:00 dhe pasdite 17:00 deri në 20:00.
Pasnesër nga ora 10:00 deri në ora 13:00 dhe nga ora 16:00 deri në ora 20:00.
Qofsh për në parajsën e Zotit gjyshe!", shkruan në një status ai.