9/13/2025 6:22:40 AM

Po përballet me 120 akuza për ngacmim seksual, P Diddy thyen heshtjen nga burgu

Duhet të lexoni

Sean ‘P Diddy’ Combs ka kundërshtuar akuzat e fundit për abuzimit seksual duke u shprehur se janë “kategorikisht të rreme” dhe ka mohuar të gjitha akuzat.

Reperi 54-vjeçar po përballet me telasheve të reja ligjore pasi avokati Tony Buzbee tha se 120 persona po planifikojnë të padisin Diddy-n. Buzbee, i cili drejton proceset gjyqësore, tha se individët e përfshirë pretendojnë se Diddy i ka shfrytëzuar dhe abuzuar seksualisht me ta.

Diddy është aktualisht në pritje të gjyqit në Qendrën e Paraburgimit Metropolitane të Bruklinit, pasi ai përballet me akuzat për trafikim seksual dhe shantazh. Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat kundër tij dhe ka lëshuar një deklaratë mbi akuzat e fundit të padisë përmes avokates së tij, Erica Wolff.

“Siç ka theksuar ekipi ligjor i z. Combs, ai nuk mund të adresojë çdo akuzë të pameritë në atë që është kthyer në një cirk të pamatur mediatik. Thënë kështu, z. Combs në mënyrë prerazi dhe kategorike mohon si të rreme dhe shpifëse çdo pretendim që ai abuzoi seksualisht me këdo, përfshirë të miturit”.

 

Ajo vazhdoi: “Ai mezi pret të provojë pafajësinë e tij dhe të shfajësohet në gjykatë, ku e vërteta do të vërtetohet bazuar në prova, jo në spekulime.”

Nga 120 individë që përgatiteshin për të paditur Diddy, 25 ishin të mitur në kohën e abuzimit të supozuar.

Buzbee tha se ka në plan të ngrejë padi kundër Diddy gjatë 30 ditëve të ardhshme. Avokati tha se paditë vijnë nga burra dhe gra, të cilët ishin të moshës nga 9 deri në 38 vjeç kur ndodhën incidentet e supozuara.

Abuzimi i supozuar thuhet se ka ndodhur gjatë një periudhe 20-vjeçare në vitet 2000 dhe 2010. Buzbee tha:

“Kjo është një çështje e rëndësishme që ne synojmë ta ndjekim në mënyrë agresive. Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur për të gjetur të gjitha palët potencialisht përgjegjëse, për të përfshirë çdo individ ose ent që ka marrë pjesë ose ka përfituar nga kjo sjellje skandaloze.”

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate