Bill Gates ka ngritur disa shqetësime rreth Inteligjencës Artificiale. Bashkëthemeluesi i Microsoft shpalosi tri shqetësimet e tij më të mëdha për teknologjinë ndërsa fliste në një podcast të fundit, të publikuar të hënën. Gates tha se shqetësimi i tij i parë është “që njerëzit e këqij me qëllim të keq do të përdorin AI për krime kibernetike, bioterrorizëm, si dhe luftëra shtet-komb”. “Në këto raste le të sigurohemi që njerëzit e mirë të kenë një AI që mund të krijojë mbrojtje kundër atyre gjërave,…”, citohet të ketë thënë ai. Mediat kujtojnë se buxheti i SHBA-së për vitin fiskal 2025 përfshin miliarda të destinuara për AI, duke përfshirë përpjekjet për të avancuar “zhvillimin dhe përdorimin e sigurt dhe të besueshëm të AI” dhe për të investuar në një “institut të ri të sigurisë së AI për të mbrojtur sigurinë dhe të drejtat e publikut amerikan”. Shqetësimi i dytë i Gates është për “shkallën e shpejtë të ndryshimit” që mund të çojë në humbje të vendeve të punës, shkruan BI. Një rap