11/6/2025 4:41:55 AM

Podujevë, fillon rrënimi i një objekti të destinuar për Shtëpi të Kulturës

Duhet të lexoni

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se Inspektorati i komunës ka nisur sot rrënimin e objektit që ishte i paraparë për Shtëpi të Kulturës, i ndërtuar në vitet ’80.

Sipas njoftimit ky vendim për rrënim është rezultat i një procesi të gjatë, përfshirë edhe atë gjyqësor, që kishte nisur në vitin 2006.

“Në vitin 1980 Seksioni pronësor-juridik i Kuvendit Komunal të Podujevës kishte marrë vendimin nr. 04-466-765/3 për eksproprijimin e pronës së paluajtshme të pronarëve privatë për nevoja dhe për interesa të Bashkësisë Vetëqeverisëse të Interesit (BVI), për të ndërtuar një shtëpi të kulturës në Podujevë. Një pjesë e këtij objekti që është ndërtuar para 40 vjetësh (e që nuk u funksionalizua asnjëherë), atëkohë i përkiste një pronari privat”, thuhet në njoftim.

Komuna po ashtu sqaron se në vitin 2006, tri vjet pasi kjo pronë u regjistrua në emër të Komunës së Podujevës, ish-pronari kishte ushtruar padi në Gjykatën Komunale në Podujevë kundër Komunës për vërtetimin e pronësisë. Dhe pas gjashtë vjetësh (2012) Gjykata Supreme kishte vendosur në favor të pronarit privat. Ndërkohë që, Gjykata Kushtetuese (2013) nuk kishte gjetur ndonjë shkelje në aktgjykimin e Supremes.

"Bazuar në këtë aktgjykim të Supremes, pavarësisht shpronësimit që ishte bërë në vitet ‘80, i bie që objekti në fjalë ishte i ndërtuar në dy prona me pronarë të ndryshëm: një pjesë në pronë të Komunës dhe pjesa tjetër në pronë private. Duke qenë kështu, marrë parasysh edhe vjetërsinë e objektit, Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, këtë vit e formoi një Komision profesional për të konstatuar qëndrueshmërinë e objektit. Komisioni konstatoi se objekti nuk ka qëndrueshmëri dhe nuk mund të rinovohet. Ky raport i Komisionit profesional i cili rekomandon që objekti të rrënohet, në maj të këtij viti është miratuar edhe nga asamblistë të të gjitha partive politike përfaqësuese në Kuvendin Komunal. Në të njëjtën kohë, edhe pronari privat ka bërë kërkesë në Komunë për t’ia liruar hapësirën e tij. Prandaj, bazuar në të gjithë këto që u thanë më lartë, sot ka filluar edhe rrënimi i këtij objekti", thuhet tutje në njoftim.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate