5/4/2025 5:25:09 PM

Fjalimi i Ramës në OKB, Donika Gërvalla e sulmon: Nuk tha asnjë fjalë për rrezikun që paraqet Serbia për Kosovën

Duhet të lexoni

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka komentuar gjatë një takimi në SHBA, qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe deklaratat e tij për Kosovën në OKB.

Gjatë fjalës së saj Gërvalla u shpreh se Rama nuk ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashkësinë ndërkombëtare se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit.

“Rama nuk ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashkësinë ndërkombëtare si i vetmi kryeministër shqiptar që ka marrë fjalën në OKB, se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit tonë”, tha ajo krah Albin Kurtit, edhe pse Rama, ishte i vetmi që ngriti në OKB, çështjen e Kosovës.

Gërvalla më tej shtoi se ata synojnë një bashkëpunim mes dy vendeve ndërsa tha se duhet ta ngrenë kritikën edhe atëherë kur ajo është e nevojshme. Sipas saj Shqipëria mund të jetë më aktive.

“Dhe si shqiptarë që synojmë një bashkëpunim mes veti duhet ta ngremë kritikën edhe atëherë kur ajo është e nevojshme dhe kur mendojmë se Shqipëria mund të jetë më aktive, pa inate, pa ofendime dhe pa shprehje të papërshtatshme por gjithmonë ti bëjmë ashtu siç edhe ne jemi të hapur për kritika”, tha ajo.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate