4/28/2025 12:59:12 PM

Limaj: Keqqeverisja e Kurtit do të ketë pasoja deri në 100 vjetët e ardhshme

Duhet të lexoni

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se keqqeverisja e Albin Kurtit do të ketë pasoja të rënda në 100 vitet e ardhshme.

Limaj ka thënë se shkak i kësaj situate janë vendimet në veri të vendit, ndërsa i quan vendime populiste.

“Keqmenaxhimi, mosqeverisja, njerëzit e paaftë, mos zhvillimi ekonomik, dhe këto kanë pasoja por vjen dikush nesër dhe i përmirëson, dhe me politikat që është duke i bërë qeveria në veri janë politika që neve do të na kushtojnë me qindra vjet, kemi me jetu me ato vendime të këqija të kësaj qeverie me 100 vjet dhe nuk mundet nesër dikush me i ndryshu, dhe mendoj që ko qeveri dështimin më të madh e ka veriun”, ka thënë fillimisht Limaj.

“Këto janë politika populliste dhe gjithçka që ka ndodhë në këtë qeveri është politika populliste, është një mendim i përgjithshëm edhe ata që e kanë mbështetur këtë qeveri dhe ata që kanë pasur rezerva ndaj kësaj qeverie është një mendim i përgjithshëm që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha planet e brendshme të qeverisjes edhe planin ekonomik edhe atë shëndetësore edhe në arsimor në të gjitha drejtimet brenda për brenda Kosovës është një dështim total i kësaj qeverisje, nuk ka arritur të bëjë një projekt një reformë, kështu është mendimi i përgjithshëm dhe kur vjen puna te veriu ka të tillë që thonë këndej ka dështuar me të gjitha por tek veriu është mirë, unë mendoj ndryshe se dështimi më i madh i kësaj qeverie është sjellja e saj në drejtim të veriut dhe dëmin më të madh që e ka shkaktuar Kosovës është pikërisht mënyra se si i është qasur veriut dhe çekun më të madh që e kanë paguar Kosova edhe paguan sot, është pikërisht me sjelljen e saj në veri”, u shpreh Limaj.

Kreu i Nismas ka thënë se situata në veri ka prodhuar sanksione nga Bashkimi Evropian, ndërkaq ka thënë se për katër vite pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtarë është zero.

Kosova është keq, për mua është alarmante se ne si njerëz po na duket normale me jetu me sanksione, dhe vetë fakti që Kosova është e ndëshkuar nga Bashkimi Evropian, kjo është skandaloze, me e keqja është që po na duket normale me qenë nën sanksione, dhe që do duhej që Serbia të ishte, nëse për asgjë tjetër por për Banjskë. Që katër vite pozicioni jonë ndërkombëtarë është zero, dhe është rrezik që një vend si Kosova e pa mbyllur me jetu nën sanksion, në vend që të luftojmë me pesë vende që të n’a njohin, në vende që të bëjmë marrëveshje me NATO-n drejt anëtarësimit të partneritetit, në vende që të bëjmë hapa drejt bashkimit Evropian, dhe ne kemi marrë ndëshkim prej tyre”, u shpreh Limaj.

Limaj ka thënë se fitorja e partisë në pushtet me një dallim kaq të madhe të përqindjes është e dëmshme për demokracinë. Konsideron se dallimi ndërmjet partisë së parë dhe të dytës nuk duhet të jetë më shumë se shtatë për qind.

“Në Kosovë duhet që pozitë dhe opozitë dallimi mos të jetë i madh, dhe na duhet opozitë e fuqishme pavarësisht se kush vjen, dhe ata që vijnë nesër jo me ardh kështu sepse secili ka tendencë dhe kur ka një shumicë të tillë me shku dhe me kontrollu çdo gjë por nuk e lejojnë organet e pavarura, ne duhet ti ruajmë institucionet e pavarura, duhet t’a ruajmë potencialin opozitarë dhe të arriturat tona demokratike, dhe besoj që duhet të jemi krenarë që jetojmë në një shtet ku opozita ka fituar 50 për qind, dhe kjo ndodhë vetëm në një shtet demokratik, sepse këtu është krijuar një vlerë demokratike në shoqërinë e hapur dhe prandaj duhet ta ruajmë, dhe tash duhet t’i themi këtij sistemi që ka fituar 50 për qind që ka tendenca me rrënua institucionet e pavarura dhe demokratike”.

“Na duhet që zëri opozitar të jetë i fuqishëm dhe përtej garave partiake ne kemi diçka më të shenjtë, vlerat që kemi ndërtuar dhe nuk e lejojmë që askush me i cenua dhe kjo do të bëhet kur kthehemi në normalitet që partia e parë me të dytën nuk duhet të ketë 5 ose 7 për qind më shumë dallim, nuk mundet me qenë dallimi aq i madh sepse njerëz të këtij vendi jemi dhe i trajtojmë të njëjtat probleme, dikush më mirë me aftësi më të larta dhe jo një balancë kaq e madhe”, ka deklaruar Limaj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate