8/27/2025 7:09:21 PM

Thjeshtësia është virtyt i saj, rrobat firmato të fëmijëve të saj Kate Middleton ua dhuron kushërinjve të tyre!

Duhet të lexoni

Princesha Kate Middleton gjithashtu i ka ndjekur parimet e tyre kur bëhet fjalë për veshjet e fëmijëve të saj. Nëse një veshje bëhet shumë e shkurtër dhe e ngushtë për George, 11, Charlotte, 9 dhe Louis, 6 vjeç, ajo ia kalon menjëherë fëmijëve të motrës së saj Pippa, Arthur, 5, Grace, 3 dhe Rose, 2 dhe tani edhe për Inigo, fëmijën e parë të vëllait të saj James, i cili do të mbushë një vjeç. Këtë e ka zbuluar vetë James Middleton në një intervistë për revistën angleze Hello! për të promovuar librin e tij të ri, Meet Ella: The Dog Who Saved My Life. Sapo lindi, djali i tij Inigo mundi të përdorte menjëherë të gjitha rrobat e bebeve të kushërinjve të tij më të mëdhenj.

Kate dhe Pippa kërkuan nëpër veshjet e çerdheve, dhomat e gjumit të fëmijëve të tyre dhe nxorën të gjitha gjërat që nuk i përdorin më. Inigo i vogël është anëtari i fundit i një familjeje sipërmarrësish mjaft të pasur. Në fakt, pavarësisht nga ngritjet dhe uljet e të gjitha sipërmarrjeve të biznesit të Thomas dhe Carole dhe të fëmijëve të tyre Pippa dhe James, vjehërrit e Princit William sigurisht që nuk po ecin keq. Plus, Princesha Kate do të jetë një ditë Mbretëresha e Anglisë dhe ata do të kenë përfitime nga kjo.

James pranoi se motrat e tij e ndihmuan shumë në muajt e parë kur ai e gjeti veten baba dhe përsëriti synimin e tij për të rritur djalin e tij në kontakt të ngushtë me kushërinjtë e tij princërorë. “Inigo është me fat që ka kushërinj më të mëdhenj se ai. Ata do të jenë në gjendje ta udhëheqin atë në rritjen e tij dhe ta ndihmojnë kur të lindë nevoja.” Një mundësi që do ta humbasë Archie, 5 dhe Lilibet, 3, të cilët, nga Kalifornia e largët, nuk mund të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me George, Charlotte dhe Louis.

Ndryshe nga fëmijët e Harry-t dhe Meghan-it, të vegjlit e klanit Middleton sigurisht që do të mund të kenë një mbështetje më të madhe. Ndërkaq, rikujtojmë se një burim i brendshëm ka hedhur dritë mbi ndjenjat e Kate Middleton pas thashethemeve të lidhjes së Princit William me Rose Hanbury. Sipas këtij burimi, Kate ka përjetuar një periudhë të vështirë, duke u fokusuar në shëndetin e saj dhe mirëqenien e fëmijëve, duke kërkuar mbështetje nga William gjatë momenteve të vështira. Megjithatë, ajo ende po përballet me pasojat e skandalit dhe ndjenjat e saj për divorcin.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate